Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "FRONTERA" në Fier. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike, ndërsa janë arrestuar 2 persona, Bledar Hodo, 38 vjeç, Jurentina Xhafa, 23 vjeçe, të dy banues në lagjen Patos të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan opercionin antidrogë të koduar "Frontera", si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-Bledar Hodo, 38 vjeç, banues në Lagjen e Re, Patos.

-Jurentina Xhafa, 23 vjeçe, banuese në lagjen "29 Marsi" Patos.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" pasi në vendin e quajtur "Strum", Fier, në automjetin tip Foristrad  Frontera me Targa AA 622 MN, i'u gjetë një sasi prej 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Redaksia Online
Shqiptarja.com