Policia shërbime me pagesë privatëve, reagon Rithemelimi: Rama do t’i kthejë policët në shoqërues të klientëve të tij

Vendimi i qeverisë për Policinë e Shtetit ku policët mund të ofrojnë shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publik ose privat si edhe eventeve të ndryshme, ka sjellë reagimin e Rithemelimit.

Lisandër Hoxha, në një deklaratë për mediat, tha se ky vendim është marrë pasi kryeministri Rama ka për qëllim t’i kthejë policët në shoqërues të “klientëve” të tij. Ky vendim, sipas Hoxhës, shkel integritetin e punonjësve të policisë.

“Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë pubilke të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe Policinë e shtetit. Me një vendim skandaloz, për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, Rama e ka përdhosur edhe njëherë uniformën e policit shqiptar, duke i kthyer në çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët.  Ndryshimet ligjore parashikojnë që Policia e Shtetit, si të ishte orkestër dasmash, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet dhe aktivitetet sportive.  Parashikohet gjithashtu që policët, me uniformë dhe me automjetet zyrtare, të shoqërojnë ata që quhen investitorë strategjikë apo dhe persona që konsiderohen në rrezik.

Partia Demokratike e dënon këtë shfytyrim të rolit të Policisë nga Edi Rama dhe e cilëson si, asgjë më pak se një atentat tjetër ndaj figurës, autoritetit dhe mitit të policit si personifikim i shtetit dhe ruajtës i rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.  Me këtë akt të ulët Edi Rama e kthen trupën e Policisë së shtetit në një kompani sigurimi fizik. Paloshteti i tij prek kështu fundin, kur vendos të japë me konçension edhe uniformën, armën dhe ekspertizën e policit.  Një polici që, edhe në kontekstin aktual nuk i përmbush dot kushtet për ruajtjen e rendit, për arsye të aq mungesave e keqpërdorimit politik,  do të ngarkohet me role që, jo vetëm dalin jashtë fokusit institucional, por edhe i shtojnë barrën.  Figura e policit, edhe kështu e nëpërkëmbur, do të shihet si roje objektesh, koncertesh apo të ashtuquajturish investitorë strategjikë.  Nëse doni një ilustrim se si do të jetë policia pas këtij ligji, imagjinojeni si eskortë të Gaz Pajës, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik.  Ky vendim e  bën Policinë e Shtetit që të ndërrojë hierarki dhe të ketë dy autoritete: shefat në zyrë dhe shefat në rrugë, që variojnë nga të fortët e deri te klientët e qeverisë në biznes.  I bëjmë thirrje profesionistëve në Polici që të mos heshtin, por të ngrihen kundër këtij depersonalizmi, që u bëhet atyre individualisht dhe uniformës që përfaqësojnë. Me Edi Ramën në krye, shteti dhe të gjitha institucionet e tij janë në rrezik”, u shpreh Hoxha.

Me vendim qeverie, Policia e Shtetit mund të ofrojë disa shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publik ose privatë. Policia e Shtetit mund të ruajë me pagesë për një periudhë deri në 3 muaj persona juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik si dhe personat që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Po ashtu, sipas këtij vendimi Policia mund të ofrojë mbështetjen e saj në zhvillimin e aktiviteve kulturore, e sportive.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2022 02:21

    Nuk mendoj se eshte ide e keqe.Tek ne komunitetet e ndryshme zhvillojne aktivitete gjithemone dhe marrin policine per te siguruar mbarevajtjen e aktivitetit dhe trafikut qe mund te preket prej tij.Si mendoni ju kush i paguan,shteti? Jo,i paguajne organizatoret.Por duhet sqaruar me ligj cilet persona private mbulon,sidomos /investitoret strategjike/se emrat qe kane dale kohet e fundit jane patetike t'i quash/investitore strategjike/!

    Përgjigju
  • golden: 12/09/2022 14:52

    po m po harruan keta kriminelat e vet qe dhe policet korruptoheshin ne kohen tate o debil

    Përgjigju
  • fafa: 12/09/2022 14:51

    vetem keta mos te flasin se po na qelbin vendin me keto qe thone

    Përgjigju
  • petrit: 12/09/2022 14:50

    policia po sakrifikon vertete shume dhe ja si ja shperbleni ju duke thene lloj lloj budalliqesh

    Përgjigju
  • arjon: 12/09/2022 14:49

    po ca i keni kto budalliqe qe nxirrni nga goja m, policia shtetit po ben nje pune fantastike

    Përgjigju
  • agim: 12/09/2022 14:48

    perfundishimit leni shume per te deshiruar ju si parti

    Përgjigju
  • Berti: 12/09/2022 14:42

    Keta po kta un se di pse flasin se krimi vec ne kohen e ktyre ka lulezuar

    Përgjigju
  • Teo: 12/09/2022 14:42

    Thirrini trurit o njerez debila se skeni gje ne terezi keshtu sic e keni nisur

    Përgjigju
  • Regi: 12/09/2022 14:41

    Njerezit me te peshtir dhe me te paditur jane kete ta sales dhe te alibeaj qe sben asgje per kete vend

    Përgjigju
  • marta: 12/09/2022 13:34

    na e shpifen kta opozitaret perfundimisht

    Përgjigju
  • klodia: 12/09/2022 13:32

    aman se kuptoj si vazhdojne e flasin budalliqe kto aman

    Përgjigju
  • nina: 12/09/2022 13:32

    fale kryeministrit te vendit tone policia eshte per tu marre shembull

    Përgjigju
  • denis: 12/09/2022 13:29

    po ato qe jan me burgim shtepie apo ato nuk quhen ahahahahahha

    Përgjigju
  • astrit: 12/09/2022 13:28

    po perdorin policat per badigard hahahahaha po coni mo a jeni ne terezi

    Përgjigju
  • lulzim: 12/09/2022 13:27

    shoqerues kane qene te saliut qe e conin ne lazarat me blinda

    Përgjigju
  • Sara: 12/09/2022 12:51

    Rama e ka ber pik kete vend e policis i ka ven super rregull

    Përgjigju
  • Ira: 12/09/2022 12:51

    Qekur ka ardhur rama ne kete vend policia e shtetit esht mbledhur se me par vetem lek donin

    Përgjigju
  • Rea: 12/09/2022 12:49

    Me vjen shum keq qe rrethohemi nga njerez te tille ne vendin tone,keto te PD-se hajdutet me te medhenj qe ekzistojne

    Përgjigju
  • Dorina: 12/09/2022 12:48

    Keto te PD-se vetem pallavra flasin,mjer ne qe i kemi ne vendin tone

    Përgjigju
  • Ani: 12/09/2022 12:32

    Shkoni mor ju qe saliu ska len kriminel pa mbledhur si bodyguard

    Përgjigju
  • Jori: 12/09/2022 12:32

    Po clidhje ka kjo o truthare pse per shoqerues kane nevoj ata persona

    Përgjigju
  • Andi: 12/09/2022 12:31

    Ore ne ca planeti jetojne kta shume filma kan pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë