Policia shkon ta arrestojë në banesën e ukrainases, shqiptari gjysmë i zhveshur tenton të arratiset nga ballkoni

Policia shkon ta arrestojë në banesën e ukrainases, shqiptari gjysmë i zhveshur tenton të arratiset nga ballkoni

Foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi rezultonte i dëbuar nga shteti italian si dhe kishte precedencë penale.

Në momentin e arrestimit, shqiptari po fshihej në banesën e një guraje ukrainase dhe kur policia mbërriti ai tentoi të arratisej duke dalë nga ballkoni gjysmë i zhveshur. Megjithatë tentativa e tij dështoi pasi u kap sapo zbriti nga ballkoni.

Edhe pse mediat italiane nuk japin emrin e shqiptarit, bëjnë me dije se ai ishte dëbuar më parë por kishte hyrë sërish në Itali ilegalisht. Pasi u ndalua nga karabinierët, ai është dëbuar sërish nga Italia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë