TIRANE - Policia e Gjirokastrës në sajë të një operacioni anti-trafik ka bërë të mundur ndalimin e shtetasve sirianë që kanë kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa ka mundur të identifikojë edhe shoqëruesit shqiptar që kanë mundur të kalojnë klandestinët nga Greqia në Shqipëri edhe më tej në Mal të Zi.
Policia përveç arrestimeve që ka bërë të shoferave të automjeteve ku kanë udhëtuar sirianët ka shpallur në kërkim dhe dy shtetas një nga Tepelena dhe një shtetas nga Tirana, pasi këta shtetas organizojnë dhe zhvillojnë trafikun e shtetasëve të huaj marokenë, airianë, algjerianë, e palestinezë nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi, kundrejt vlerës 1500 euro për person. Emrat të cilët nuk bëhen të ditur nga policia.
Më tej policia ka theksuar se nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 29 drejtues të automjeteve që transportojnë këta shtetas. Gjithashtu po nga ana e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim të ngushtë me Specialistët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një grupi me veprimatri kriminale në fushën e trafikut të qënieve njërëzore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com