Policia spërkat me gaz lotsjellës 9-vjeçaren amerikane, reagojnë qytetarët

 Policia spërkat me gaz lotsjellës 9-vjeçaren amerikane, reagojnë qytetarët

Një vogëlushe 9 vjeçare amerikane është spërkatur me gaz lotsjellës nga policia, sepse refuzonte të largohej nga shtëpia e saj. Ngjarja ka ndodhur në Nju York dhe ka ngjallur reagime të shumta në vend.  Ngjarja ka ndodhur, pas një njoftimi për dhunë në familje. Teksa policia po bënte shoqërimin në komisariat të një çifti bashkëshortësh, policia mori vajzën e tyre për ta dërguar tek një psikologe. Por 9-vjeçarja nuk dëshironte të largohej dhe këmbëngulte që të qëndronte në shtëpi. Të gjendur në këto kushte, policia spërkati me gaz lotsjellës vogëlushen në mënyrë që ta qetësonte dhe neutralizonte. Qytetarët amerikanë kanë reaguar kundër një veprimi të tillë dhe ndaj oficerëve është nisur një hetim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë