Policia: U plagosën 28 efektivë

Policia: U plagosën 28 efektivë
PRISHTINË - Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka lëshuar edhe komunikatën e radhës mbi zhvillimet e sotme deri në orën 20.15 minuta. Kjo zyrë njofton se tashmë situata në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë është normalizuar.
Sipas policisë, protestuesit kanë sulmuar policinë me mjete të ndryshme të forta , ku si pasojë e kësaj deri më tani njëzet e tetë policë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore në Prishtinë dhe Podujevë, policia thotë se deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, deri në orën 20.15 numri i përgjithshëm i personave te ndaluar nga Policia në magjistralen në drejtim të Merdares është 112 persona, kurse numri i përgjithshëm i personave të ndaluar nga Policia në magjistralen në drejtim të vendkalimit kufitar Dheu i Bardhë është 34 persona.

Ndërsa gjatë ndërhyrjes në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës po ashtu ka hasur në rezistencë nga ana e protestuesve dhe si pasojë e saj janë lënduar 3 zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Po sipas policisë, gjatë rezistencës aktive të protestuesve nga hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta (metalta) janë dëmtuar edhe disa vetura zyrtare, si dhe pajisje të policisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga