Tirane- Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit “Tispol Gusht 2018” për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk ju japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, siç janë vijat e bardha.
Në vetëm 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevadin Dëshmorët e Kombit.
‘Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim’
Policia e Shtetit
Mos respektimi i këmbësorëve në këtë zonë jo vetëm cënon sigurinë rrugore, por edhe jep një imazh tejet negativ për turistët e shumtë.
-
i njomi digjet me te thatin. ka kembesor qe abuzojne. a do marri gjob ky kontigjent?!! por kur kembesoret nuk kane fund, cfare duhet te bejne drejtuesit e mjeteve?
Përgjigju -
e kur do shteti me vendos regull e vendos me shpejstesin e drites,ju lumt policia rrugore vetem keshtu kafsha behet njeri dhe shtetit i shtohen leke ne arke
Përgjigju -
Pu pu shofer kamikaz nga kan ardhe keta lloje njerezish se mos jan jashtokesor nuk pyesin fare per kembesor gra me karroca te moshuar. Meruani edhe makinat mos i lereni te dalin ne rruge fare kan familje keta kafshe me dy kembe.
Përgjigju -
Po ne Sarande, ku ka me shume turiste vendas dhe te huaj se sa ne Tirane gjate veres, a punon policia per mos te permiresoje imazhin e vet?!
Përgjigju






Komente
Komento