Policia do të fillojë vendosjen e radarëve në disa prej akseve më kryesore dhe më problematike në vend.

Bëhet fjalë për akset:  Tiranë - Durrës - Kavajë - Lushnje - Fier - Tepelenë - Gjirokastër; Fier - Vlorë; Tiranë - Shkodër; Milot – Kukës dhe Tiranë – Elbasan.

Vendosja e radarëve do të fillojë gjatë fundjavës dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve të kapur me shkelje do të dënohen.