SHKODËR- Aksioni i radhës i forcave të policisë së qarkut Shkodër, në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, kanë qënë komunat, Dajç në rrethin e Shkodrës dhe Iballë në atë të Pukës. Burime zyrtare nga zyra e shtypit e policisë qarkut Shkodër, thanë për "ATSH-në" se gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Komisariateve të këtyre dy rretheve, janë konstatuar dhe më pas asgjesuar bimë narkotike, të cilat më pas janë asgjësuar në çast nga komisioni përkatës i përbërë DPQ Shkodër në bashkëpunim me strukturat e qeverisjes vendore.

Redaksia Online