Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla gjatë aktivitetit për policimin në shoqëri me temë të rinjtë kundër drogës
TIRANË, 23 Qershor /ATSH/ -"Ne jemi për një shkollë të shëndetëshme, një shkollë ku sporti, dija dhe teknologjia të jenë në shërbim të një qëllimi: mbrojtja e jetës së fëmijëve tanë dhe e shëndetit të tyre", u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë aktivitetit për policimin në shoqëri me temë të rinjtë kundër drogës.
Në muajt janar- shkurt,- mars dhe prill u zhvillua programi "Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancat e tjera të rrezikshme", në të gjitha Qarqet. Në këtë program janë përfshirë 188 shkolla 9-vjeçare të Shqipërisë, në 489 klasa të 6-ta, me pjesëmarrjen e 13 836 nxënësve, në të cilat 2 punonjës policie dhe 1 mësues të trajnuar, zhvilluan tema mësimore lidhur me ndërgjegjësimin e fëmijëve lidhur me pasojat që vijnë nga përdorimi i alkoolit, duhanit, marijuanës dhe substancave të tjera të rrezikshme.
Në përfundim të programit është organizuar një eskursion në Kampin Veror Lightforce në Ishull Lezhë nga datat 19 deri në datë 22 Qershor , me 151 nga të gjitha Qarqet e Republikës së Shqipërisë, të cilët janë vlerësuar nga mësuesit e shkollave përkatëse për vizatimin më të mirë të shkollës, gjatë konkursit mbajtur në 31 Maj, Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit.
Ministrja Nikolla gjithashtu falenderoi edhe partenrët e MAS për organizmin e këtij aktiviteti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara Programit të saj të Asistencës Policore ICITAP, Programit "Mbështetja e Suedisë për Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet" dhe Ministrisë së Brendshme. /gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com