Policja humb jetën në
ditën e parë të punës 

Policja humb jetën në<br />ditën e parë të punës 
Dita e parë e punës për policen amerikane Ashley Guindon ka rezultuar fatale. Guindon është qëlluar për vdekje teksa ishte përgjigjur një mosmarrëveshje në familje në Woodbridge, Virginia, rreth 32 km (20 milje) në jug të Washington.

I dyshuari kishte vrarë gruan e tij dhe më pas kishte hapur zjarr, e si për pasojë mbetën të plagosur edhe dy policë të tjerë. Sipas Asociated Press në momentin e ngjarjes ishte i pranishëm dhe një fëmijë.

Para ngjarjes tragjike, rajoni i policisë publikoi në rrjetin social Twitter, një foto të oficeres Guindon dhe një kolegut të saj menjëherë pas betimit, duke iu uruar mirëseardhjen në forcat e policisë. Urimi për nisjen e detyrës ishte: Qofshi të sigurtë!

"Me pikëllim të thellë ne njoftojmë se në ngjarjen ku mbeti e vrarë Lashmere Ct, zyrtarja e policisë Prince William County Ashley Guindon, ka humbur jetën” ka deklaruar  departamenti. 

Redaksia online
(B.K/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë