Polifoninë shqiptare e këndojnë
dhe grupe nga Holanda e Hungaria

Polifoninë shqiptare e këndojnë<br />dhe grupe nga Holanda e Hungaria
Dy ansamble korale nga Holanda dhe Hungaria do të jenë më 9 tetor në Shkodër dhe në Durrës, në kuadër të një projekti me titull “Në kërkim të isopolifonisë”. Artistët e huaj do të këndojnë një repertor me këngë kishtare, si dhe këngë tradicionale nga treva të ndryshme të Ballkanit. Më 9 tetor, të dy ansamblet do të japin një koncert të përbashkët në Kishën “Shën Luçia” të qytetit bregdetar.

Kori i Sedenkas (Hollandë), i cili përbëhet vetëm nga koriste gra dhe vajza ka një përvojë 5-vjeçare dhe gjatë këtyre viteve ka eksploruar me sukses muzikën tradicionale ballkanike.  

Kori i qytetit të Paksit (Hungari) është formuar në vitin 1977 dhe ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës. Veprimtaria mbështetet nga Qendra Kombëtare Korale “Iso Polifonia”.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve