Politico: Pse Suella Braveraman është kthyer në politikanen më të urryer në Britani

Politico: Pse Suella Braveraman është kthyer në politikanen më të urryer në Britani

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman

Prej disa ditësh, Suella Braveman është figura politike më përçarëse, nëse jo më e urryer, në Britani, shkruan Politico.

Jo pa arsye…

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur’ këtë mënyrë jetese”. Deklaratat e saj shkaktuan furtunë reagimesh, në një moment kur një numër rekord britanikësh po vuajnë rritjen e kostos së jetesës. Për herë të dytë në muajt e fundit, disa nga kolegët e saj deputetë konservatorë kanë protestuar në Partinë Konservatore për retorikën e saj. Në shtator, pretendimi i saj se emigrantët po paraqiteshin si homoseksualë për të fituar azil, tërhoqi reagime dhe dënime nga këngëtari Elton John, ndër të tjera.

Përveç kësaj, ajo i ka etiketuar më parë ardhjet e emigrantëve si një “pushtim“, duke bërë që kryepeshkopi i Canterbury të flasë për “retorikë të rrezikshme”. Këtë herë, në një postim të një jave më parë në platformën X (ish Tëitter), Braverman tha se dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike, duke thënë se një pjesë tyre e kanë zgjedhur vetë këtë mënyrë jetese

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga rreshtat e tendave të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese”, shkroi ajo. Postimi ka zemëruar organizatat e ndihmës, opozitën dhe madje edhe disa deputetë konservatorë pasi Britania, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, përballet me një krizë akute strehimi dhe kostoje jetese, të përkeqësuar nga inflacioni. Edhe kryeministri, Rishi Sunak, u distancua nga linja e ashpër e ministres të tij.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në tetor, nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti 104,510 familje në Angli jetonin në strehim të përkohshëm, një rritje prej 10% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një numër i paprecedentë nga viti 1998, kur filluan të mbahen të dhënat. Në Londër, 3,272 njerëz flenë në rrugë apo në barake që prej muajit prill të këtij viti, rreth gjysma e tyre e bëjnë këtë për herë të parë./ Politico

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it