Në muajin nëntor, pavarësisht problemeve të ndryshme, do të jetë dashuria ajo që do të mbizotërojë dhe do të na bëjë të marrim buzëqeshje maksimale.
Kështu shprehet astrologia Meri Gjini në ‘Rreze Dielli’, ku tregoi se çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë për muajin nëntor.
Ajo shton se politika dhe çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë do të jenë sërish kryefjalë e muajit.
Dashi
Në ujëra të ndenjura dhe në ngecje përsa i përket bashkëpunëtorëve apo bashkëpunimeve. Vështirë se vendosin pikat mbi i, ose kanë mundësi për të treguar qartë se çfarë kërkon në bashkëpunime të vogla apo të mëdha. Kjo është vështirësia e muajit. Mbarësia dhe mirësia me Venusin te Shigjetarët në hyrje me planetin e fatit u jep ngjyrën maksimale duke nisur që nga data 12 e nëntorit. Fundi i muajit i gjen jashtëzakonisht shumë mirë në planet e tyre përsa i përket lëvizjeve, edhe pse te Dashi do të ketë lëvizje për pushime të vogla apo për pushimet që i përkasin të nesërmes afatshkurtër të tyre. Ndërkohë një nga çështjet që do të ketë benefitet e veta pavarësisht vështirësisë së kohës, është dhe ekonomia. Pra nuk u vijnë në momentin që i presin, por këmbimet që kanë për të bërë, do të bëhen me patjetër, ndoshta me vonesa të vogla.
Demi
Do të ishte mirë që Demat ta nisnin nëntorin duke kërkuar disa ditë pushim, pasi do t’i ndihmonte dhe do t’i lehtësonte shumë, pasi duke qenë që Hëna e plotë te Urani në datën 12 do të sjellë problematika me lodhjen, ose do të preken nga viruset e kohës dhe do të jenë me humor të rëndë, të cilin duhet ta anashkalojnë nëpërmjet pushimit. Kështu që duhet ta nisin nëntorin me disa ditë pushim që të pajisen me pozitivitetin e duhur dhe të anashkalojnë vështirësitë për problematikat e vogla që mund të sjellë nëntori në pjesën e parë. Megjithatë Venusi te Shigjetarët është një pjesë shumë e rëndësishme në hartën e Demave, mund të bëjë të mundur jo kaq për jetën personale të tyre, por për firmosje të cilat duhen bërë në fakt në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e parë ka një tendencë mos-durimi. Duhet të harroni të thoni fjalën e fundit të parën. Nëse bëni këtë, nga data 19 nëntor deri më 2 dhjetor do të keni vendime të jashtëzakonshme dhe mbyllje pozitive.
Binjakët
Venusin nga data 1 e nëntorit deri në fund të muajit do ta keni ballë për ballë me planetin e fatit. Kjo do të thotë që do të keni mbështetjen maksimale nga familja, do të tregoni më të mirën në jetën personale tuajën, dhe ajo më kryesorja: Buzëqeshje përsa i përket ekonomisë! Vështirësia qëndron në raportet me njerëzit që ju rrethojnë në punë. Ajo që duhet shfrytëzuar maksimalisht është që të gjithë binjakët në këtë periudhë, sidomos ditët e fundit të nëntorit, në datën 26 kur kemi një hënë të re te Shigjetari, pikësynimet e fundit të 2019 që janë të rëndësishme për iniciativat e reja mos i lini në dorë të fatit, por vendosini prioritet, sepse në 2 dhjetor planeti i fatit ndryshon familje, prandaj shfrytëzojeni! Vendosni prioritet çështjet e punës me të cilët mund të arrini zgjerimin ekonomik.
Gaforrja:
Muaji nis dhe përfundon me hënën te Bricjapët. Kjo do t’i bëjë të lindurit në shenjën e gaforres ta nisin muajin pak të rënduar për shkak të lodhjeve, të cilat mund të vijnë nga problematika të vetes apo të raporteve me fëmijët apo me moshat e mëdha. Do të duhet të tregojnë shumë kujdes, shumë elokuencë në mënyrën sesi do të pozicionoheni me komunikimin, por edhe mbështetjen apo suportin që duhet të tregoni ditët e para të nëntorit apo ditët e fundit të muajit. Hëna e plotë në datën 12 te Demi do tu japë zgjidhje të rëndësishme disa çëshjeve shumë të vështira për ju. Nga data 12-26 është një periudhë e rëndësishme përsa i përket mënyrës sesi do të ndiheni në raport me njerëzit që ju rrethojnë në ambientet e punës apo në raport me karrierën tuaj në tërësi.
Luani
Luanët janë të privilegjuar në raport sesi ndihen me veten, por edhe nga vlerësimi që do të marrin nga njerëzit që i rrethojnë në çfarëdo ambienti që të jenë. Sado e vështirë të jetë situata ekonomike, zgjidhja gjendet. Do të jenë edhe më të fortë fizikisht , por e vetmja gjë që I duhet të përballojnë janë vonesat apo moskorrektësitë e të tjerëve përsa i përket pjesës së kohës. Mos i lejoni askujt t’ju prishë humorin! Muaji tetor nuk ka qenë i thjeshtë për ju, por duhet të bëni kompensimin gjatë këtij muaji.
Virgjëresha
Është humori ai që do të ngjyrosë pjesën e parë të muajit, deri në datën 13 nëntor. Kanë një tendencë për të qenë pak të ashpër, kritik, apo për të shpërthyer në ambientet e punës. Do të duhet ta kontrollojnë këtë gjendje, edhe pse brenda vetes e dinë që kanë të drejtë. Nëse e kaloni pjesën e parë të muajit me sukses, në pjesën e dytë do të merrni atë që doni përsa i përket jetës personale dhe asaj në punë. Për ju që keni punuar dhe prisni përgjigje, do të gëzoheni shumë edhe në aspektin ekonomik. Mos rriskoni me bankat në pjesën e parë të muajit!
Peshorja
Tonacione të larta, por jo prej Mërkurit, është një tendencë që do të ndihet edhe gjatë 10 ditëshit të parë të nëntorit. Familja dhe ekonomia janë dy pika të forta që do t’ju japin buzëqeshje nga data 12 apo 13 deri në datën 2 dhjetor. Planeti i fatit me Venusin te Shigjetari dhe Hëna e re në datën 26 do të hapë horizonte të reja për ata që punojnë në sistemin e drejtësisë apo që kanë çështje ligjore apo dokumente në të tërën e vet.
Akrepi
Të lindurit në shenjën e akrepit janë protagonistët e kësaj vjeshte. Duam apo s;duan të gjithë do ju ‘imitojnë’ për të qenë mirë apo larg problematikave në këtë periudhë. Ajo që është karakteristikë është tendenca që Akrepët kanë për të imponuar të vërtëtën, por kjo nuk do të jetë e mirëpranuar nga të tjerët. Nëse doni të ruani ekuilibrat, bëni atë që dini të bëni më mirë: Ruani tonalitetet dhe thoni gjërat në kohën e duhur dhe të njerëzit e duhur. Nëse e bëni këtë, së bashku me Luanët do të jeni më të fituarit e muajit nëntor. Intensiteti i çështjeve profesionale dhe ekonomike do të përshpejtohet me Marsin te kjo shenjë në datën 19 nëntor. Deri në datën 26 do të jetë një periudhë shumë pozitive për ju.
Shigjetarët
Jeni me humor të mirë! Nëse keni në plan të bëni diçka, me Hënën te Shigjetari , pas datën 20 keni kohën më të përshtatshme. Duhet të organizoni pak më mirë kohën, pasi mund të mos jeni shumë korrekt. Përsa I përket vështirësive, rreth datës 12 do të duhet të bëni kujdes me shëndetin, pasi mund të prekeni nga viruset stinore. Hëna te Demi, Urani dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni kujdes me fizikun. Shfrytëzoni maksimalisht për ekonominë, pasi do të keni zgjerim profesional.
Bricjapi
Këtë muaj dashuria del në plan të dytë. Jeta personale nuk duhet të dalë në plan të parë, pasi do keni mundësi për të marrë më të mirën nëse e lini të marrë rrjedhën e vet. Do të merreni me shqyrtime të çështjeve profesionale që keni diskutuar që në mesin e shtatorit. Kjo do të jetë çështja kyçe, të paktën deri në datën 13. Mërkuri në të kundërt do të bëjë që të shijoni maksimalisht zgjerimin e njohjeve sociale. Jo kaq fort mirë do të jetë situate në pjesën e familjes, duke qenë që e filloni dhe e përfundoni muajin me Hënën mbi Saturnin e mbi Platonin. Megjithatë, hyrja e Neptunit dhe Saturnit do të ndikojnë pozitivisht. Keni gjithë mundësinë që të merreni me pikat e forta këtë muaj: Jeta sociale dhe korrigjimi I punëve. Një këshillë: Mos ndërmerrni rrisqe ekonomike, nuk është momenti!
Ujori
Sado të vështira të jenë çështjet ekonomike, do të gjeni zgjidhje! Në pjesën e dytë të muajit, do arrini të bëni atë që doni, sidomos për blerje të rëndësishme që keni në mëndje. Pjesa e parë e muajit do të karakterizohet nga vrulli në impenjime të ndryshme, gjë që mund të sjellë edhe ndjesinë e lodhjes. Duhet të jeni selektivë në gjërat që do merrni përsipër, nëse doni të jeni të fortë fizikisht. Në raportet personale, prisni datën 19, pasi nuk është mirë të krijoni distancime të kota.
Peshqit
Për ata që merren me kreativitet, me shkrimin, me artin, është momenti që të tregojnë maksimumin e vetes dhe potencialit të tyre, sidomos në gjysmën e dytë të muajit. Për këtë, do të ndikojë shumë edhe Venusi në hyrje pozitive me planetin e fatit te Shigjetari.
Por kujdes: Jeta personale intime nuk është në ditët më të mira për ju, kështu që duhet të prisni kthimin e Mërkurit për raporte të reja pas 20 nëntorit.