Politika mban peng "hapjen e dosjeve"
 bllokohet ngritja e komisionit

Politika mban peng  bllokohet ngritja e komisionit">
Hapja e dosjeve duket një moment i largët, edhe pse vitin e kaluar politika u krenua me miratimin e një ligji që do të zgjidhte këtë çështje sipas modelit gjerman. Ky ligj detyron Kuvendin të ngrejë një komision të përhershëm që do të hapë dosjet e që quhet “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shteti të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ky komision do të ketë 5 anëtarë të cilët do t’i zgjedhë Kuvendi përmes votimit. Komisioni përgjegjës, pikërisht ai i ligjeve, ka zhvilluar seancë dëgjimore me 13 kandidatë për këtë çështje, por procesi ka ngecur në një prej kushteve të ligjit, sipas të cilit çdo kandidat për anëtar duhet të marrë firmat mbështetëse nga së paku 28 deputetë. Kryetarja e këtij autoriteti, pritet të jetë Gentiana Sula, dhe ajo nuk do të kalojë në sitën e mbështetjes parlamentare, pasi është propozim i qeverisë. Ndërsa 4 anëtarët e tjerë do të duhet të kalojnë përmes grupeve parlamentare, të cilat duhet të dërgojnë në votim në seancën plenare, vetëm pasi të kenë marrë firmat e deputetëve.

Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të Kuvendit, u është drejtuar prej muajsh grupeve parlamentare zyrtarisht të shprehin pëlqimin e tyre mes kandidaturave. Burime zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë thanë për Shqiptarja.com se ende nuk është dhënë ky konfirmim, që i hap rrugë dërgimit të kandidaturave që e plotësojnë këtë kusht, për votim në Kuvend.

Kjo neglizhencë e partive vjen për shkak se deputetët e Komisionit të Ligjeve, që është promotor i këtij procesi, është i angazhuar me reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke lënë pas dore hapjen e dosjeve. Në këtë pikë, as opozita nuk ka bërë punën e saj, teksa prej kohësh ka bojkotuar të gjithë punimet e komisioneve parlamentare.

Burime për Shqiptarja.com janë shprehur më herët se ish-zëvendës ministrja e Çështjeve Sociale, Gentiana Sula do të jetë kryetare e këtij Autoriteti. Sipas përcaktimeve të ligjit të miratuar më 30 prill 2015, Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, ku tre anëtarë do të propozohen nga Kuvendi, një anëtar është i propozuar nga Këshilli i Ministrave, një është përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë. Nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë është dhe një përfaqësues i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. 13 kandidatët për anëtarë të Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dosjet e Ish-sigurimit të Shtetit, ose ndryshe komisioni që do të hapë dosjet, janë gjithashtu në pritje të mbështetjes nga politika.

Grupet parlamentare janë njoftuar nga administrata e Kuvendit, për të shprehur mbështetjen për kandidaturat e preferuara prej tyre. Në këtë mënyrë, grupet parlamentare, do të duhet të vendosen në komunikim me kandidatët, për të firmosur për të besuarit e tyre. Një kandidati i duhen të paktën 28 firma ligjvënësish në mënyrë që emri i tij, të kalojë për votim në kuvend. Në këtë mënyrë kandidatët do të jetë të mbështetur nga grupet parlamentare, dhe jo nga individët, çka do të thotë se ata do të ndahen në të mbështetur nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca.

Ndryshe nga ç’ishte pritur, kandidatët nuk do të zhvillojnë bisedime individuale me deputetë, për të mbledhur 28 firmat e tyre, që mund të ishin të majta dhe të djathta.

Garës për autoritetin që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit i janë bashkuar 13 persona, mes të cilëve evidentohen njerëz që kanë qenë funksionarë të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, dhe të tjerë që kanë punuar me dekada pranë Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë komunizmit.

es tyre ka persona që prej vitesh kanë punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ish-të dënuar politik e të internuar, ish-zv/ministra, ushtarakë, juristë e ish-prokurorë.
 
Lista
Kandidatët për anëtarë të autoritetit
Gentiana Sula
Daut Gumeni
Drita Ferri Abdyli
Durim Grabova
Petrit Karabina
Selami Zalli
Gjon Fierza
Haqif Hysni Gjana
Simon Mirakaj
Marenglen Kasmi
Ermira Shtino
Darjet Sina
Altin Hoxha

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë