Politika për “Panama Papers”
Majko: Uroj të dalim sa më të pastë

Politika për “Panama Papers”<br />Majko: Uroj të dalim sa më të pastë
Teksa në mediat ndërkombëtare, emrat e politikanëve botërore që kanë fshehur miliardat në Panama po bëjnë bujë, politikanët shqiptarë nuk mohojnë se ndërmjet tyre mund të ketë dhe të përfshirë në këtë skandal.

Për depuetetin socialist Dashamir Peza, vënia para drejtësisë dhe largimi nga politika e këtyre individëve do të ishte një kauzë më e drejtë sesa lufta e PD-së për kokën e Armando Prengës:

“Ajo që presin shqiptarët nuk është koka e Armando Prengës. Ajo që presin shqiptarët janë koka më të mëdha. Janë koka të cilat lidhen me “Panama Papers”. Koka të cilët kanë keqadministruar paratë e shqiptarëve, koka që në gjakftohtësi i janë futur rrugës së krimit dhe përvetsimit të të mirës së shqiptarëve”.

Ndërsa në komisionin e ligjeve, demokratët Oerd bylykbashi dhe Eduard Halimi lakuan emrin e kryeministrit si të përfshirë në këtë skandal pas fshehjes së 200 milion eurove.

Ndërkaq, deputeti Pandeli Majko u shpreh: “Unë uroj që ky skandali i Panamasë të na nxjerrë sa më të pastër se edhe majtas edhe djathtas… Të marrim masa zoti Oerd se mos të na dali ndonjë emër nga Panamaja dhe do na sillni prapë ndonjë nen tjetër te ky ligji”.

Skandali i “Panama Papers”, sipas kryetarit të grupit parlamentar të Lsi-së Petrit Vasili, është një motiv i mirë që të mirartohet nisma e saj për koncensionet dhe që organet e rendit të nisin vigjilencën.

“I mbyll të gjitha shtigjet veprimtarive të këtij lloji. Organet shqiptare të hetimit duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshëm për hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen për të gjitha këto ngjarje që lidhen me këto parajsa fiskale”, tha Vasili.

“Panama Papers”, është një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit mbi të cilën gazetaret kanë hulumtuar. Behet fjalë për 11.5 milione dokumente, të cilat kanë rrjedhur nga një zyrë avokatie panameze, “Mossack Fonseca”, që ndihmonte klientët e saj në pastrim parash, shmangie taksash dhe fshehje të pasurisë së tyre.

Kompania orientonte depozitimin e parave në të paktën 21 vende të njohura si parajsa fiskale, kryesisht në Karaibe, nje proces qe nuk konsiderohet i jashtëligjshëm.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi