Politika shqiptare dënon sulmet
në Mynih: Dhimbje për viktimat

Politika shqiptare dënon sulmet<br />në Mynih: Dhimbje për viktimat
Politika shqiptare është solidarizuar me Gjermaninë në këtë ditë që ajo përjeton dhimbje nga aktet terroriste të 22 korrikut.

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë shprehur ngushëllimet për të gjithë jetët e humbura e janë bashkuar sidomos me familjet e 3 shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në Qendrën Tregtare "Olympia" në Mynih, pasi u vranë nga një gjermano-iranian.

Ora 11:20 Nishani: Ngushëllimet më të ndjera
Presidenti Nishani nëpërmjet një mesazhi dërguar homologut të tij Gjerman Joachim Gauck, ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për viktimat e pafajshme dhe solidaritetin për popullin gjerman, duke dënuar njëkohësisht me forcë aktet ekstreme dhe kriminale terroriste në Mynih.

"Aktet e djeshme ekstremiste dhe kriminale terroriste në Mynih, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë u lënduan, mes të cilëve edhe disa me kombësi shqiptare, më tronditën shumë. Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë!I dënoj me forcën më të madhe këto akte të nxitura nga organizata terroriste e që përmes radikalizimit të të rinjve apo njerëzve në dëshpërim, kërkojnë të terrorizojnë qytetarët tanë e të ndjellin frikë e panik në jetën e tyre të përditshme.Në këto momente tronditjeje dhe dhimbjeje për Gjermaninë, unë dhe populli shqiptar jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, me Ju dhe me popullin gjerman” – shkruhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Ora 11:18 Bushati: Thellësisht i trishtuar dhe i revoltuar
Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i zemëruar për aktet terroriste që kanë ndodhur e po ndodhin në Europë. Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se vijon të ndjekë situatën në bashkëpunim me autoritetet.

"Terrorizmi godet sërish në zemër të Europës. Thellësisht i trishtuar dhe i revoltuar nga dhuna barbare që i kushtoi jetën edhe bashkëkombasve tanë. Solidaritet me Kosovën dhe Gjermaninë. Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vijojnë të ndjekin situatën në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane dhe mbeten në gatishmëri të plotë në ndihmë të bashkëkombasve tanë dhe familjeve të tyre"-shkruan Bushati

Ora 11:00 Basha: Akt çnjerëzor, me dhimbje bashkohemi me familjet shqiptare
Edhe kreu i demokratëve ka shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën një natë më parë në Mynih të Gjermanisë. Basha shpreh ngushëllimet për familjet shqiptare që humbën bijtë e tyre në këtë akt çnjerëzor siç e ka cilësuar ai sulmin në Gjermani.

"Jam i tronditur nga akti i verber, cnjerezor i te premtes ne Mynih te Gjermanise ku mes viktimave te pafajshme qe kane humbur jeten jane tre te rinj shqiptare. Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabergja humben jeten nga ky akt barbar. Ngushellimet me te thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Kete moment te rende hidherimi dhe dhimbje kombetare jemi me zemer dhe mendje prane tyre, te bashkuar per ta perballuar dhimbjen e madhe."-shkruan Basha

Ora 10:35 Meta: Dhimbje për viktimat
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur hidhërimin për jetët e humbura në Mynih dhe është solidarizuar me autoritetet gjermane e kancelaren Merkel. 

''Ndaj dhimbjen e thellë për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri dhe lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Shpreh solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel'', është shprehur Meta.

Ora 10:00 Rama: Solidarizohemi me Gjermaninë mike
Kryeminsitri Edi Rama ka shprehur trishtimin e thellë për jetët e humbura dhe ka shprehur solidaritet për Gjermaninë. Ai ka shkruar në facebook: ''Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë  mike" -shkruan Rama

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?