Politika shqiptare uron Isa Mustafën
për zgjedhjen në krye të Kuvendit

Politika shqiptare uron Isa Mustafën<br />për zgjedhjen në krye të Kuvendit
Zgjedhja e Isa Mustafës si kryeparlamentar seancën e sotme të kostituimit të Kuvendit të Kosovës  me 65 vota, ka sjellë edhe urimet e para në adresë të tij nga politika shqiptare.

Kështu përmes një bisede telefonike, homologu I tij shqiptar Ilir Meta i ka shprehur urimet për postin e ri liderit të LDK, ndërsa ka shtuar do thellohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ndërkohë një urim tjetër ka ardhur edhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha, I cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur besimin se me zgjedhjen e Mustafës si kryeparlamentar të Kosovës do tu jepet zgjidhje çështjeve kryesore të Kosovës si dhe një dimension i ri i politikës së Kosovës.

Meta uron Mustafën: Thellojmë bashkëpunimin
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka shprehur urimet kreut të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës Isa Mustafa për rolin e ri të marrë sot në seancën e kostituimit të Kuvendit, ku u votua në këtë post me 65 vota pro.

Përmes një bisede telefonike, kryeparlamentari Meta ka uruar homologun e tij Mustafa, ndërsa mësohet se ka shprehur besimin për një thellim të bashkëpunimit mes vendeve.

Basha: Mustafa do ridimensionojë parlamentarizmin kosovar
Edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur urimet e tij për zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Parlamentit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shpreh bindjen se kjo zgjedhje do të ndihmojë Kosovën në realizimin e objektivave të saj qeverisëse. Sipas Bashës, Mustafa do t’i japë një ridimensionim parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike dua ti shpreh urimet më të përzemërta kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, zotit Isa Mustafa.
Shpreh bindjen se ligjvënësit kosovare nën drejtimin e zotit Isa Mustafa do te arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian dhe euroatlantik. Duke i uruar suksese Kryetarit të ri të Kuvendit, jam i sigurt se me urtësinë dhe përvojën e tij zoti Isa Mustafa do të arrijë ti japë një dimension të ri parlamentarizmit në Kosovë duke vijuar në rrugën e progresit dhe zhvillimit.” shkruan Basha

basha ne fb per mustafen

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw