Politika uron Krishtlindjen: Më
shumë paqe,maturi për politikanët

Politika uron Krishtlindjen: Më<br />shumë paqe,maturi për politikanët<br>
Politika shqiptare ka uruar njëzëri Krishtlindjen për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë. Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bënë thirrje për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve, si dhe kjo ditë e shenjtë, por edhe Viti i Ri t’i gjejë ata më të bashkuar.

Meta: Kam kënaqësinë të uroj edhe njëherë gjithë besimtarët ortodoksë të krishterë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Krishtlindjet! Dëshiroj që në këtë ditë shprese, dashurie, solidariteti, harmonie dhe paqeje të gjithë të jemi sa më pranë familjeve tona, sa më pranë njëri-tjetrit. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë për më shumë paqe, mirësi dhe begati. Edhe më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj atyre që janë më të pambrojtur, më të përjashtuar, më në vështirësi në mënyrë që te kemi një shoqëri më të bashkuar, më optimiste dhe më të fortë për të ardhmen.

Njëkohësisht, Krishtlindja është pak më e veçantë. Besoj se jo vetëm Kisha jonë Ortodokse është edhe më shqiptare, por në mënyrë të veçantë, jam i bindur që edhe shoqëria jonë është edhe më evropiane, është edhe më gjithëpërfshirëse, është edhe më mirënjohëse. Është edhe më e vendosur në ato vlera të solidaritetit, të mirëbesimit, të bashkëpunimit, të mirëkuptimit, që e çojnë këtë shoqëri më me besim drejt evropianizimit të saj të plotë dhe natyrisht kjo është një ditë e cila ka dhe shumë diell, ka dhe shumë shpresë.

Ruçi: Në këtë ditë ka dhe më shumë diell, më shumë shpresë. Viti 2018 të jetë një vit i begatë, i dashurisë, i respektit, i mirësisë. Politikanëve do iu uroja më shumë maturi.

Kryemadhi: Në radhë të parë ju uroj juve Krishtlindjet që në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës dhe Zoti jua njeh akoma dhe më shumë mundimin dhe sakrificat. Por nëpërmjet jush dua t’ju uroj dhe gjithë shqiptarëve këto Krishtlindje që të jenë sa më të mbara me sa më shumë dashuri, paqe, mirësi dhe begati shqiptarëve. Gjithashtu nga kjo Katedrale dua t’ju uroj shqiptarëve dhe Vitin e Ri bashkarisht sepse është shumë shumë e rëndësishme që në këtë ditë të shënuar në lindjen e Krishtit të kemi mbarësi, të kemi paqe dhe të kemi zhvillim më shumë për shqiptarët, për familjet tona, për fëmijët tanë të cilët meritojnë më shumë. Ju uroj Krishtlindjet, mbarësi, begati në familjet tuaja. 

Erion Veliaj: Krishtlindja është propozim i shpresës që mund frikën, dashurisë që mund urrejtjen, dritës që mund errësirën. Ne në Tiranë, ashtu siç është edhe mesazhi i këtyre Krishtlindjeve, e kemi vëmendjen te vogëlushët, se fëmijët janë më të pafajshmit, nuk kanë asnjë axhendë, nuk kanë asnjë inat. Tirana ishte më e mirë në 2017, lutem se do jetë akoma edhe më e mirë në 2018. Falenderoj sot të gjithë ata kolegë në krye të detyrës, policinë bashkiake, zjarrfikësit të cilët punojnë që mbarëvajtja e festave të shkojë mirë dhe pa asnjë incident. Gëzuar, energji pozitive dhe optimizëm për Tiranën tonë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike