Politika shqiptare uron qytetarët për Vitin e Ri 2024

Politika shqiptare uron qytetarët për Vitin e Ri 2024

Zbukurimet në Tiranë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uroi qytetarët për vitin e ri 2024. Në mesazhin e urimit, Nikolla tha në vitin e ardhshëm përkushtimi dhe sakrifica duhet të jetë frymëzim edhe për funksionarët publikë.

Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane. Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike.”, shkruan Nikolla.

Kryeministri Edi Rama postoi një foto në instagram me një vepër arti, duke e shoqëruar me shkrimin: "Orët e fundit të vitit" ndërsa më vonë doli me një videomesazh siç bën tradicionalisht në prag të ndërrimit të viteve. 

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka theksuar mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

Urime ka patur edhe nga përfaqësues të opozitës, Basha nëpërmjet një fotoje ku shihet nën shoqërinë e familjes së tij ka uruar shqiparët për një vit plot shpresë, ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se duhet që në vitin e ri të mendojmë për t'u ofruar shqiptarëve një të ardhme pa hijet e së shkuarës. Ndërsa Ilir Meta nëpërmjet një shkrimi në facebook, tha se duhet të jemi mirënjohës për të gjitha mësimet e fituara gjatë vitit që po lëmë pas. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Begaj uron për vitin e ri 2024: Paqe dhe begati gjithë shqiptarëve! Viti që lamë pas, rriti reputacionin e Shqipërisë në botë

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Ai përmendi disa prej arritjeve të vendit gjatë vitit 2023, duke veçuar forcimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj bëri thirrje që politika të lërë mënjanë dallimet dhe të përqendrohet për t’u dhënë rëndësi interesave të shqiptarëve.

“Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime. Viti që lamë pas pati zhvillime pozitive, veçoj rritjen e reputacionit të Shqipërisë në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël i kemi mundësitë të jemi faktor në rajon e në botë. Këtë vit miliona turistë vizituan vendin tonë. Gjithashtu vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. I bëj thirrje të gjithë forcave politike që pavarësisht dallimeve, tu japin rëndësi interesave të qytetarëve”- tha Begaj.

“Dua t’u uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë”- shtoi Begaj.

Ora 19:47
Meta uron shqiptarët për vitin e ri 2024: Le të ndezim një shpresë të re, udhërrëfyese për të ardhmen

1700225261_meta.jpg

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një urim në prag të ndërrimit të vitit. Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Meta shkruan se është mirënjohës për të gjitha mësimet e fituara deri më tani. Ndërsa uron shqiptarët kudo që ndodhen. 

"Në këtë natë ndërrimit të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur. Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara në jetë apo në punë;

Duke qenë krenarë për çdo vështirësi me të cilën jeni përballur me dinjitet; Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë. Gëzuar Vitin e Ri 2024! Urimet më të mira nga zemra të gjithë shqiptarëve"- shkruan Meta. 

Ora 18:50
Urimi i Tabakut për vitin e ri 2024: Teksa nisim këtë rrugëtim, të mendojmë sesi t'u ofrojmë shqiptarëve të ardhme pa hijet e së shkuarës

Deputetja e Partisë, Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një video-mesazhi në facebook, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Teksa e cilësoi vitin që po lëmë pas si të vështirë për vendin, Tabaku tha se në vitin e ri duhet të kemi në mendje si të ndërtojmë një vend më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve. 

"Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprrese në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet që ashtu i fortë qëndron me shpirtin e mbushur me shpresë dhe me forcën se mund të ndryshojmë për mirë. Se e nesërmja do jetë ndryshe.
  Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, teksa vendi jonë ndodhet në një kryqëzim të pakërkuar, teksa shpreson për ndryshimin edhe reformat e shumëkërkuara që në fakt do të ishin një riangazhim për vlerat tona demokratike. Ato vlera që nuk janë thjesht ideale politike; por janë themeli mbi të cilat ne mund të ngremë një të ardhme që realisht jehon ëndrrat dhe aspiratat e çdo shqiptari.
 

Ndërsa nisim këtë rrugëtim të ri në vitin 2024, na duhet të kemi në mendje se si mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe të ndërtojmë Europën këtu  se si mundet të ndryshojmë. Për një të ardhme të tillë ne patjetër duhet të bashkohemi rreth personave që mbartin mbi vete vlera. Rreth personave që mund të sjellin diçka tjetër të re. Ne duhet të shohim përpara dhe t’u ofrojmë shqiptarëve një të ardhme që nuk ka hijet e të shkuarës. Ne duhet të angazhohemi për të ofruar më të mirën. Të kalojmë edhe mbi veten tonë dhe të shohim çmund të bëjmë më mirë, më ndryshe"- u shpreh mes të tjerash, Tabaku. 

 

Ora 17:49
Basha uron shqiptarët për vitin e ri: Plot shëndet, mbarësi dhe shpresë

1704042161_lulzimbasha.PNG

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale me bashkëshorten dhe vajzat e tij, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024. 

"Ju urojmë nga zemra të gjithë familjeve shqiptare një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe shpresë"- shkruan Basha. 

 

Ora 17:09
Rama publikon foton me një prej punimeve të tij: Orët e fundit të vitit

1704039402_edirama.jpg

Ndërkohë që më pak se 7 orë na ndajnë nga viti i ri 2024, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me një prej punimeve të krijuara prej tij.

Nëpërmjet një postimi në ‘instagram’ Rama e shoqëron foton me shkrimin: “Orët e fundit të vitit”.

 

Ora 13:54
‘Mirënjohje për punonjësit e shëndetësisë që në këto ditë festash janë në krye të detyrës’, Koçiu në mesazh urimi në prag të ndërrimit të viteve: 2024 do të jetë viti i Shqipërisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alban Koçiu, në prag të ndërrimit të viteve, duke i falenderuar paraprakisht për kontributin e tyre të paçmueshëm gjatë këtij viti që po lemë pas, ka uruar të gjithë punonjësit e sektorit publik të shëndetësisë në Shqipëri, për një vit të ri sa më të mbarë

Koçiu ka theksuar mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

"GËZUAR VITIN E RI 2024

Urime të përzemërta për të gjithë familjet shqiptare

#Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

Besimplotë se viti 2024 do të jetë viti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e RI 2024",- shkruan Koçiu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 01/01/2024 07:41

    Gezuar Vitin e Ri 2024! Shqiperia ndodhet ne udhekryqin me te bukur e me te arritshem se kurre ndonje here Shqiperia vezullon nga dritat shume ngjyreshe! Te leme pas hijet e grabitqareve te familjes Berisha te tradhetareve te zjarrvenesve Bardhit Salianjit te mashtrimeve te Sude Tabakut me klanin e saj! Nje vit sa me te bukur per popullin shqiptar!

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/12/2023 21:21

    URONI TRADHTIN KOMBTARE NË TË GJITHA FRONTET O TË VERBUAR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje