Politikanët e lartë, ku i
kaluan festat e fundvitit

Politikanët e lartë, ku i<br />kaluan festat e fundvitit
Politika shqiptare si gjithnjë ka gjetur mënyra të ndryshme për festimin e festave të fundvitit. Disa nga politikanët tanë të lartë kanë preferuar të mos
udhëtojnë jashtë vendit për të festuar, ndërkohë që të tjerë kanë preferuar të jenë te të afërmit e tyre jashtë vendit, ku kanë pritur ndërrimin e viteve, jo në të njejtën "këmbanë" me atë të Shqipërisë, por të SHBA apo vendeve fqinje.
Kështu, presidenti I vendit Bamir Topi ka preferuar Tiranën për të festuar sëbashku me familjen e tij. Ndoshta ka preferuar të mos lëvizë nga kryeqyteti, për
arsyen e thjeshtë për të qënë afër në momentin e ndërrimit të viteve dhe për të "vrapuar" tek materniteti "Niko Glozheni" dhe uruar fëmijën e parë të vitit, një urim tashmë i kthyer në traditë nga politikanët tanë të lartë, ku përshëndeten fëmija që lind në ditën e parë të vitit dhe nëna lehonë për mundimin e saj për ta sjellë në jetë. Dhe kryeministri Berisha ka preferuar të festojë në kryeqytet, duke mos dalë jashtë traditës, në vilën qeveritare të Dajtit ku ka pritur natën e ndërrimit të viteve. Për të shkuar dhe ai te një maternitet, por ndryshe nga Topi tek"Mbretëresha Geraldinë", ku ka përshëndetur lindjen e fëmijëssë parë të vitit.
Nga ana e saj krytetarja e Kuvendit, ka festuar dhe ajo në kryeqytet, duke mos dalë jashtë traditës. Por dy politikanë të lartë kanë qënë ata që kanë mthyer "rregullin" e festimit në
Shqipëri. Ata janë ish-kryebashkiaku i Tiranës, aktualish kryetar i PS Edi Rama dhe kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha.
Edi Rama bashkë me bashkëshorten Linda, djalin Gregor dhe vajzën e bashkëshortes, Rea kanë festuar ndërrimin e viteve në SHBA. Kreu socialist ka preferuar të jetë në festën e ndërrimit të
viteve dhe këtë vit pranë vëllait të tij Olsi, prej shumë vitesh i integruar në SHBA. Me sa duket, i lehtësuar nga punët e bashkisë ku s'ka asnjë detyrim për të marrë masa për të zbukuruar kryeqytetin, detyrë që tashmë e ka marrë pasuesi i tij Basha, kreu i PS Rama ka vendosur të relaksohet pak ditë në SHBA dhe të presë ndërrimin e viteve, pikërisht në vendin që ora tregon 6 orë prapa Shqipërisë.
Ndërsa kreu i bashkisë Basha ka preferuar dhe këtë vit, ta kalojë festën e ndërrimit të viteve në Holandë bashkë me familjen e tij, për t'u kthyer shumë shpejt në kryeqytet dhe për të kryer detyrimet e tij si kryebashkiak i Tiranës. Ndërsa nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PS Namik Dokle ka preferuar Italinë për të festuar ndërrimin e viteve, ndërkohë që Italinë ka preferuar dhe deputeti demokrat Sula.
Nga ana e tij, deputeti socialist Harasani ka qënë bashkë me familjen e tij në SHBA në festën e fundvitit, por dhe anëtarja e kryesisë Dade ka festuar jashtë vendit. I vetmi që nuk ka luajtur nga"istikami" në këto festa për zyrtarët e lartë socialistë kaqënë kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili si gjithnjë ka festuar në Shqipëri, madje pasi ka bërë dhe të gjitha pazaret e festës vetë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?