Politikanët i bashkohen festës

Politikanët i bashkohen festës
TIRANË – Si çdo vit edhe këtë 25 dhjetor politikanët shqiptarë kanë vizituar selitë respective të komunitetit orthodoks dhe atij katolik për të uruar klerikët e lartë për festën e Krishtlindjes.

TOPI: DUHET DIALOG DHE KOMINIKIM NË 2012
Presidenti i republikës Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë uruar drejtuesit e komunitetit orthodoks gjatë vizitës në Kishën Autoqefale, ku është pritur nga kryepeshkopi Janullatos.
“Është momenti i duhur për të pranuar se vendi ka shumë nevojë për refleksion. Duhet më tepër dialog dhe komunikim në vitin 2012”, tha presidenti.
Ndërsa gjatë takimit me kreun e komunitetit katolik, Imzot Rrok Mirdita, kreu i shtetit e ka vënë theksin e tij në harmoninë fetare në Shqipëri.
“Duke biseduar pak më parë më Imzot RrokMirditëni thashë se, çdo vit marr mesazhe nga qytetareët, por sot kam marrë mesazhe edhe nga besimtarët myslimanë. Kjo tregon respektin për fenë por edhe dashurinë e shqiptarëve për njëri tjetrin”, tha presidenti Topi pas vizitës në katedralen e Shën Palit.


BERISHA: LINDJA, AKTI MË MADHOR I NJERËZIMIT
Edhe kryeministri Berisha i ka përcjellë urimet kryepeshkopit Janullatos gjatë vizitës në vizitës në selinë e Kishës Autoqefale.
“Urimet më të përzemërta për besimtarët e krishterë shqiptarë por edhe të gjithë besimtarër e Zotit, të cilët nderojnë aktin më madhor të shoqërisë njerëzore, lindjen. Lindjen e një burri që do të flijohej për të ndricuar mendjen e njerëzimit, Falenderojmë Zotin për ndihmën e tij të madhe që u ka dhënë dhe u jep shqiptarëve.
Uruojmë bashkërisht që Krishtlindjen tjetër ta festojmë më afër ëndrrave tona”, tha Berisha.


TOPALLI: SOT, KAPËRCIMI I SË PAMUNDURËS
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përcolli urimin e saj nga Kisha Ortodokse, duke theksuar se “Krishtlindja është një ditë që ispiron për të bërë të mundur atë që u është dukur e pamundur.”
“Janë festa të mbushura me gëzim. Po të reflektojmë se çfare është Krishtlindja është më shumë se çdo gjë tjetër kapërcimi i së pamundurës. Uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë, Gëzuar!”, tha kryeparlamentarja.

KORÇË, RAMA: KURAJO PËR TË PAMUNDURIT
Kryetari i Partisë Socialiste zgjodhi Kishën Ortodokse të Mitropolisë së Shenjtë në Korçë për t’u uruar të gjithë shqiptarëve mbarësi, fat dhe sukses.
“Përfitoj nga rasti t'u uroj të gjithë shqiptarëve mbarësi, fat, shëndet, sukses dhe mbi të gjitha kurajo të gjithë atyre, që nuk janë pak janë shumë, që janë të pamundur, të sëmurë, të papunë, në pafuqi për të përballuar vështirësitë e rritura të një jete gjithnjë e më të shtrenjtë. Çka vlen të thuhet në këtë ditë është se kurajo dhe besimi padyshim mund të çojnë përpara jo vetëm secilin , por dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe unë jam i bindur që kështu do të ndodhë”, tha kryesocialisti.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër