TIRANË- Në këtë 3-vjetor pas ngjarjes së përgjakshme të 21 Janarit 2011, politikanët, njësoj si familjarët e viktimave, kërkojnë që drejtësia të vejë në bankën e të akuzuarve autorët e masakrës.
PASKAL MILO: DREJTËSA SHQIPTARE PËRGJEGJËSE QË NUK KA ASNJË TË AKUZUAR
“Kjo është për fat të keq drejtësia shqiptare, e cila është përgjegjëse për çka ka ndodhur deri tani, që nuk kemi asnjë në bankën e të akuzuarve drjetpërsëdrejti për këtë ngjarje makabre. Pikërisht këtu qëndron edhe një nga detyrat e mëdha që ka kjo qeveri që të bëjë një reformë të thellë jo vetëm me fjalë, por me vepra tek drejtësia shqiptare, e cila ka shumë mëkate, përveç këtyre për të cilët jemi mbledhur sot këtu, dhe për shumë të tjera. Dhe nëse nuk ka drejtësi, nuk ka demokraci, nëse nuk ka drejtësi nuk ka liri, dhe nëse nuk ka drejtësi nuk ka integrim i Shqipërisë në BE”, tha kreu i Partisë DemokratSociale.
ERMONELA FELAJ: KEMI NDËRTUAR NJË BAZË TË DËSHMIVE
“Dua të kujtoj se ne nuk kemi harruar, sepse fill pas 21 janarit kemi ndërtuar një bazë të tërë të dëshmive të atyre njerëzve që ishin prezent në atë ngjarje aq të dhimbshme”, deputetja socialiste Ermonela Felaj.
BLENDI KLOSE: DREJTËSIA NUK MBAN POZICIONIN QË DUHET
“Për ngjarjet e 21 janarit kemi kërkuar me ngulm të madh që ajo ngjarje të gjykohet siç duhet. Natyrish koha po kalon dhe presim që sistemi i drejtësisë, ashtu si në shumë raste të tjera, ka treguar se nuk mban pozicionin që duhet të kishte, ashtu siç nuk po mban pozicion edhe për këtë. Për sa i përket sistemit të drejtësisë vazhon tek problemet e mëdha që ka Shqipëria”, u shpreh deputeti socialist Bleni Klose.
ARMANDO SUBASHI: ALARM QË KLASA POLITIKE TË MERRET ME DREJTËSINË
“Ky 21 janar është një kambanë e fortë alarmi që gjithë klasa politike në Shqipëri duhet të merret seriozisht me drejtësinë. Këtu nuk është problemi që ne të bëjmë llogaritë e radhës, por nëse duam që vërtetë demokracia të përparojë, ose duam vërtetë që të hymë në Europë me dinjitet. Sigurisht që në radhë të parë sytë duhet t’i hedhim nga drejtësia. Dhe padyshim në këtë këndvështrim në raport me 21 Janarin dhe dëshmorët e saj, drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e vetë”, tha deputeti socialist Armando Subashi, i pranishëm në homazhet për 4 viktimat e 21 Janarit.
EDUART SHALSI: SHQIPËRIA NUK DO TË JETË E QETË DERI SA AUTORËT NUK DO TË DËNOHEN
“Një ditë e zezë për shqiptarët, një ditë që meriton të kujtohet, një ditë që meriton të reflektohet. Shqipëria nuk do të jetë e qetë në rast se drejtësia nuk do të vendosë përpara drejtësia autorët që shkaktuan dhe e realizuan këtë masakër. Shqipëria kurrë nuk mund të jetë me demokraci të shëndosh në rast se për ngjarje të tilla nuk do të dalin përpara popullit për të dhënë llogari”, u shpreh deputeti socialist Eduart Shalsi.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com