Politikani anglez pranon për
herë të parë publikisht: Jam gay

Politikani anglez pranon për<br />herë të parë publikisht: Jam gay
Një politikan i Partisë Konservative në Birtaninë e Madhe ka deklaruar publikisht prirjet e tij seksuale. David Mundell, Sekretari i Shtetit për Skocinë e cilësoi këtë lëvizje të tijën si ‘të vetmen mënyrë për të qenë i lumtur me veten’.

“Kam marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës time dhe vendosa të dal publikisht si gei në 2016-ën, dua ta pranoj dhe tani po e them,” tha ai në një deklaratë të postuar në website-in e tij.

“Si mund të jetë kaq e lehtë dhe kaq e vështirë të thuash disa fjalë? Janë vetëm disa shtypje butonash mbi tastierë, por në mendjen time është më e vështirë sesa të marrësh pjesë në zgjedhje, të mbash një fjalim në “House of Commons” apo të të analizojnë në television”.

Zoti Mundell është i pari anëtar në kabinetin e Partisë Konservative që del hapur si homoseksual. Në parlamentin britanik janë 32 zyrtarë të tjerë, femra dhe meshkuj, që kanë dalë hapur si homoseksualë, duke përbërë kështu 5% të 650 politikanëve që kanë marrë mandatin gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 2015-ës.

Politikani i parë që ka folur publikisht për prirjet e tij seksuale është ministri i Partisë së Punës Chris Smith, i cili mori mandatin më 1984. Zëdhënësi i kryeministrit David Cameron tha për gazetarët se ‘kryeministri është shumë i lumtur që ai mundi të marrë këtë hap kaq të rëndësishëm’.

Shumë mbështetës kanë qenë dhe kolegë të tjerë të David Mundell, që e kanë përkrahur dhe përgëzuar për guximin që foli hapur për diçka të tillë. 
david mundell
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0