Australi – Ish udhëheqësi i Partisë Laburiste Mark Latham tha se ish - kryeministri Kevin Rudd duhet rrëmbyer dhe dërguar në Shqipëri, pasi po destabilizon qeverinë Gillard. Latham tha se Rudd për më shumë se 3 vjet po kritikon kryeministren australiane Julia Gillard.

"Unë do të doja ta rrëmbeja Kevin Rudd, ta vendosja në një anije dhe ta dërgoja atë në Shqipëri,'' tha Latham duke shtuar se kam theksuar edhe më parë se nuk do të kandidoj si kryeministër. 

Ky reagim i shefit të Partisë Laburiste vjen pas disa përplasjesh politike me ish - kryministrin australian pasi në 14 shtatorin e ardhshëm janë planifikuar zgjedhjet e përgjithshme.

Ethet elektorale kanë nisur tashmë dhe kryeministrja aktuale, Julia Gillard, pjesë e Partisë Laburiste, rikandidon për një mandat të dytë pas nisjes së detyrës në 2010-n.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)