Politikani australian përfundoi në spital pasi konsumoi pijen pa alkool: Doja të respektoja traditat

Turneu i politikanit polak Michael McCormack në Mikronezi nuk shkoi ashtu sic e priste. Ai përfundoi në spital pasi tentoi të respektonte ritualet tradicionale.

Në një vizitë në ishullin Pohnpei, iu ofrua sakau, një lloj kava mikroneziane, si pije ceremoniale. Ai konsumoi 5 kupa me kava dhe u ndje i dehur rreth 20 minuta më vonë.

Sipas politikanit, nuk arrinte të shihte dot. Në një video të ceremonisë të shpërndarë nga mediat lokale, McCormack shihet i ulur, teksa mban kokën pasi ka përzierje. Më pas u dërgua në spital për dehidratim.

Sapo mori veten, reagoi në rrjete sociale duke thënë se donte të repsektonte traditat.

“Në një përpjekje për të treguar respektin tim ndaj traditave lokale, piva të gjithë tasin me sakau,” shkroi McCormack në Tëitter të enjten.

Kava është një pije tradicionale jo-alkoolike e bërë nga bima kava kava, e cila inkurajon relaksimin.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen