Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të Ukrainës në natën e Vitit të Ri, kur shumë njerëz mund të jenë të dehur.
Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë, i ka bërë këto komente më 27 dhjetor gjatë një transmetimi televiziv, teksa Perëndimi i sheh me shqetësim trupat ruse afër Ukrainës, dhe si diçka që mund të rezultojë me pushtim të shtetit.
Zhirinovsky, i cili njihet për komentet e tij të ashpra, ka thënë në kanalin televiziv, Channel One se nëse ai do të ishte president, ai do ta bombardonte Ukrainën mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit në orën 4 të mëngjesit kur “secili është i dehur”.
“Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, dikush duhet t’i frikësojë ata”, ka thënë ai një ditë pasi ka sugjeruar se Rusia duhet të aneksojë gjithë Ukrainën.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyroz, i njohur po ashtu për udhëheqësi të ashpër në rajonin e Kaukazit në Rusi, ka thënë më 26 dhjetor se ai është gati të ndihmojë në aneksimin e Ukrainës.
“Ukraina duhet të aneksohet në shtetin tonë, ky është territori ynë”, ka thënë Kadyrov.
Për këtë retorikë të ashpër është raportuar pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e akuzojnë Rusinë se është duke kërcënuar me pushtim të mundshëm të Ukrainës.
Rusia veçse ka pushtuar Krimenë dhe mbështetet separatistët në lindje të Ukrainës, të cilët luftojnë për gati tetë vjet.
Rusia ka mohuar se synon pushtim, duke akuzuar Ukrainën dhe NATO-n për provokime./ REL
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.9%
-
Të gabuar
42.6%
-
Nuk e di
25.5%
Vota total: 47
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
22 Janar, 17:15
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë
22 Janar, 08:44
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Në rrugët e Moskës, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë një fund të shpejtë të konfliktit në Ukrainë
18 Janar, 10:43
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31