TIRANË - Reagon edhe ministri Genc Pollo në faqen e tij në Facebook mbi deklaratën e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu se "zgjedhjet e 2013-s kanë rëndësi si ato të 1992".
Pa i përmendur në asnjë çast emrin, por duke e etiketuar me përsëritje "personazhi", Pollo ka thënë se "personazhit dikush duhet t'i sqarojë se kalimi nga një regjim totalitar në një sistem demokratik nuk është i krahasueshëm me një ndryshim të pushtetit, që në demokraci ndodh (rëndom) përmes kutisë së votimit. Edhe për të mësuarit vlen shprehja "më mirë vonë se kurrë". 

KOMENTI I PLOTË I GENC POLLOS
 "Lexova sot në gazetë se një personazh publik i Tiranës kishte deklaruar dje në plazh, që zgjedhjet parlamentare, të cilat sapo lamë pas janë njëlloj për nga rëndësia me ato të vitit 1992.
Shpresova, që citati të ishte i pasaktë apo që atribuimi i deklaratës të ishte i rremë. Por deri në këto orë të mbrëmjes, kur po shkruaj këto radhë nuk kam vërejtur asnjë përgënjeshtrim apo rektifikim nga ana e personazhit. Dhe meqë kësisoj më duhet ta marr gazetën për të vërtetë po kësisoj më duhet të them se personazhit dikush duhet t'i sqarojë se kalimi nga një regjim totalitar në një sistem demokratik nuk është i krahasueshëm me një ndryshim të pushtetit, që në demokraci ndodh (rëndom) përmes kutisë së votimit. Edhe për të mësuarit vlen shprehja "më mirë vonë se kurrë". GP

genc pollo

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)