Pollo: Benzinata ku humbën jetën
2 fëmijët, pronë e një zyrtari të lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo u shpreh sot në Kuvend se qeveria hesht për aksidentin me vdekje të dy fëmijëve pak ditë më parë në Durrës, sepse është në faj.
 
Sipas tij, prerja e trafikndarëses për të favorizues një pikë karburanti solli edhe tragjedinë. Pollo shkon edhe më tej kur thotë se benzinata në fjalë është pronë e një zyrtari të lartë të qeverisë “Berisha”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
 
“Benzinata në Durrës pronë e një zyrtari të lartë të kësaj qeverie. Pse nuk e thoni. Dilni dhe pranojeni këtu. Por keni zgjedhur të heshtni. Z.Ministër ka heshtur, foli këtu për aeroportin e Rinasit dhe këtë çështje nuk e trajtoi. Është një heshtje që fajëson, është një heshtje që demaskon, është një heshtje që është kthyer në një kulturë në qeverinë e Edi Ramës e të Ilir Metës. Le t’i qëndrojmë rastit pa instrumentalizuar tragjedinë dhe dhimbjen”, u shpreh Pollo. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë