Pollo: Çmimet e telefonisë
celulare të përballueshme

Pollo: Çmimet e telefonisë<br />celulare të përballueshme
TIRANE- Ministri i Inovacionit, Genc Pollo deklaroi sot se konkurenca në tregun e celularëve në vitin e kaluar ishte solide dhe se çmimet kanë qenë të përballueshme për qytetarët. Ministri bëri sot bilancin e punës së institucionit që ai drejton për vitin 2011.

“Kemi konkurrencë të qendrueshme dhe solide në tregun e telefonisë së lëvizshme. Kemi cmime të përballueshme për qytetarin, cilatdo qofshin të ardhurat e tij. Ulja e ndjeshme e cmimeve është mënyra më e mirë për të afruar shqiptarët me tregun”, tha Pollo.

Ministri I Inovacionit shtoi se është zgjeruar harta e përdorimit të internetit si dhe do të dixhitalizohen shërbimet për të mbrojtur konsumatorin, të nxisim konkurrencën

“Kemi ofruar internet falas, në mënyrë që kushdo të ketë akses dhe ta përdorë atë” tha Pollo duke shtuar se përmes shërbimit 3G ofrohet shërbimi i internetit në celular jo vetëm nga Vodafone dhe AMC, por edhe nga një kompani e tretë e me radhë.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga