Deputeti demokrat Genc Pollo ka qenë i vetmi që ka dalë kundër vendimit politik të PD duke votuar kundër ligjin për krijimin e regjistrit të shëndetësisë elektronike. Pavarësisht debateve që ka pasur gjatë seancës të gjitha projektligjet që ishin në diskutim janë votuar nga deputetët demokrat. Kuvendi miratoi me 65 vota pro dhe 22 kundër projektligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar”. Me 82 vota pro dhe asnjë kundër u miratuan edhe shtesat dhe ndryshimet në ligjin ‘Për mbrojtjen e biodiversitetit”. Kuvendi i Shqipërisë votoi Rezolutën për Raportin “Mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitit 2013” të Prokurorit të Përgjithshëm, me 85 vota “pro”, asnjë “kundër”.
/Shqiptarja.com




