Pollo: Do jemi në Kuvend, për
"drejtësinë" kërkojmë Kushtetuesen

Pollo: Do jemi në Kuvend, për<br />"drejtësinë" kërkojmë Kushtetuesen
"Partia Demokratike do të jetë nesër në seancën e Kuvendit, por nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj, me të cilat ka kushtëzuar reformën në drejtësi". Kështu u shpreh deputeti i PD, Genc Pollo, i ftuar në studion e Report TV, ku komentoi aktualitetin politik dhe ngërçin e krijuar për reformën në drejtësi.

Sipas tij, tryeza për drejtësinë do të varet nga vullneti i mazhorancës për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për dërgimin në këtë gjykatë të mandateve të deputetëve Rakip Suli e Valentina Leskaj. "Nëse kemi një Kushtetutë të shkruar qartë, një vendim të Gjykatës Kushtetuese të shkruar qatë, nuk e kuptojmë pse Rama nuk e respekton dhe pse nuk e zbaton vendimin e Kushtetueses. Kokëdhimën e mbajtën 11 muaj, tani i bie që për secilin deputet të presim edhe nga 11 muaj të tjera. Kjo është një përpjekje e Ramës për të thënë vazhdoni të zhvatni. Kuvendi e ka detyrim ta çojnë në Gjykatën Kushtetuse kërkesën për mandatin e Sulit dhe Leskajt. Pse të mos respektojmë këtë dhe pastaj t'i hapim rrugë një ndryshimi që është me interes për të gjithë gjyqësorin? Çfarë e pengon z.Rama të zbatojë Kushtetutën, vendimin e qartë të Gjykatës Kushtetuese. Sot është rakuip suli, pas dy javësh mund të jetë një deputet tjetër nga LSI-ja nga PD-ja", u shpreh Pollo.
 
Sipas tij, kjo do të jetë edhe kauza e opozitës nesër në Kuvend. "Opozita do të jetë në Parlament dhe do të kërkojë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi amendamentin për dekriminalizimin, në mënyrë që tipa si Prenga që kanë qëlluar me armë të mos jenë më në Kuvend dhe një kërkesë për rregulloren e komisioneve hetimore. Do të jemi në pritje që mazhoranca të ketë reflektimin e duhur", tha ai.
  
Protestën e demokratëve te Parku i Liqenit, deputeti demokrat e quajti lëvizje për të shpëtuar qytetin e Tiranës. "Është mobilizim për të shpëtuar kryeqytetin e Shqipërisë. Nëse Rama e  Veliaj arrijnë të betonizojnë 2 hektarë në zemër të liqenit, është e pamundur të ndalojmë 4 kullat 24 katëshe në afërsi të liqenit. Atë që bëri në fushën e Komunës së Parisit, me pallate brinjë më brinjë, kërkon ta bëjë kudo. Gaza e Palestinës nuk i lë gjë Tiranës, përjashto klimën e nxehtë", tha Pollo.

Sipas tij, edhe Parku i "7 Xhuxhave" te Rr.Elbasanit, do të shndërrohet në një pallat shumëkatësh.
 
Në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor për emërimet në administratë, Pollo akuzoi mazhorancën se po bllokon punën e këtij komisioni.

Sipas tij, qeveria nuk ka sjellë informacion për emiërmet në administratë pas shtatorit 2013-ë.

"Kanë kaluar 5 muaj dhe pas 5 ditësh mbaron afati i këtij komisioni. Jemi të detyruar të kërkojmë shtyrjen e mandatit të komisionit. Jemi interesuar të dimë a janë të ligjshme emërimet në administratën publike", tha Pollo.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër