Pollo: Drejtorët po u mbyllin gojën
artistëve, zonja ministre hesht

Pollo: Drejtorët po u mbyllin gojën<br />artistëve, zonja ministre hesht
Urdhëri i brendshëm i datës 22.02.2016 i drejtorit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni që detyron artistët të marrin leje nga drejtoria për intervista, ka ngjallur reagime, jo vetëm të artistëve dhe intelektualëve, por edhe të deputetëve.

Vendimi ku mes të tjerave thuhet se ndalimi i intervistave bëhet “në mënyrë që të ketë një unifikim të informacionit në çdo dalje në media nga drejtuesit apo vartësit e sektorëve do të bëhet me miratimin paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm”, është konsideruar vendim ekstrem nga deputeti Genc Pollo që vjen si pasojë e neglizhencës së Ministres së Kulturës .

Ai ka bërë këtë reagim në Facebook-un e tij.

Drejtori i Teatrit Kombëtar merr me shqelma gazetarët që e bezdisin. Drejtori tjetër i Teatrit të Operas e Baletit urdhëron artistët të mos flasin pa lejen e tij me gazetarët. Zonja ministre mbron të parin e hesht për të dytin. Welcome in Ramastan!”, shkruan me ironi Pollo.  

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)