Pollo kërkoi një tjetër shkarkim
për Tahirin, Angjeli: E kemi bërë, ja arsyet!

Pollo kërkoi një tjetër shkarkim<br />për Tahirin, Angjeli: E kemi bërë, ja arsyet!<br>
Deputeti demokrat Genc Pollo ka kërkuar sot përjashtimin e Saimir Tahirit nga komisioni parlamentar për Stabilizim Asocimin. Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka komentuar për Report kërkesnë e kolegut opozitar.

Pollo e kishte bërë këtë kërkesë duke argumentuar se Tahiroi e turpëron vendin, duke qenë se ai po hetohet për përfshirjen e mundshme në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e “Habilajve”.

Angjeli tha se kjo kërkesë e Pollos është e vonuar, pasi Tahiri tashmë ishte larguar nga ky komision.

“Është kërkesë e vonuar e zotit Pollo, pasi kryesia e Kuvendit e kishte shqyrtuar këtë kërkesë. Zëvendësimi i tij është bërë dhe është komunikuar” – tha Angjeli.

I pyetur për shkaqet e largimit të Tahirit, Angjeli shtoi “Që nga momenti i procesit, edhe vetë deputeti por edhe PS nuk e ka më pjesë të grupit, kështu që përfaqësimi është në bazë të grupeve” – tha Angjeli.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie