BERAT - Ministri i Inovacionit dhe TIK, kryesuesi i listës së PD-së në Berat, Genc Pollo, ka zhvilluar një takim me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Berat, në kuadër të hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Në këtë takim Ministri Pollo ka thënë se “një qeveri matet me punën që bën, me ato që realizon në raport me programin që ka dhe mënyrën si reagon me situatat e paparashikuara që i ndodhin, sepse kështu është kudo”. Më tej ai ka përmendur edhe atë se si Shqipëria i shpëtoi krizës ekonomike botërore, duke qenë kjo një meritë mjaft e madhe e qeverisë së Kryeministrit Berisha:
“Ajo që është merita më e madhe e kësaj qeverie në këto 4 vite është se në një situatë ekonomike dhe financiare nga më turbulentet që ka njohur historia e pas Luftës së II Botërore, Shqipëria ishte vendi që u prek më pak", - tha Pollo. - "Jo se nuk u prek sepse ne nuk jemi kështjellë e izoluar, por u prek më pak nga ç’u prekën vendet fqinje dhe vende me ekonomi dhe ekspozim të krahasueshëm me vendin tonë. Ne vazhduam të kishim rritje ekonomike, papunësia nuk u rrit në mënyrë dramatike, bilanci i eksport-importeve u zhvillua në krah pozitiv, pra duke rritur peshën specifike të eksporteve në raport me importet e kështu me radhë. Efektet e këtyre shifrave janë shumë konkrete: buxheti i shtetit, investimet në punë publike, rrogat dhe pensionet që ne duam të vazhdojmë t’i rrisim dhe sidomos sektori privat me punësimin.”
/Shqiptarja.com