Pollo: Në administratë 130 persona
të inkriminuar, sërish shkresë Tahirit

Pollo: Në administratë 130 persona<br />të inkriminuar, sërish shkresë Tahirit
Genc Pollo, kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e administratës publike për përfshirjen e personave të inkriminuar në radhët e saj, ka thënë sot se ky komision ka evidentuar 130 emra me rekorde të ndryshme kriminale ndëkrohë që Ministria e Brendshme i ka kthyer përgjigje vetëm për 21 prej tyre.
 
Ai ka shtuar se shkresa do i dërgohet ndëkrohë që i ka kujtuar Ministrit të Brendshëm Saimir Thairi se në rast se nuk kthen përgjigjie ka përegjegjësi penale.

Ministritë nuk kanë dhëne informacione të sakta, opozita ka identifikuar 130 persona me rekorde kriminale të punësuar në administratë. Kjo listë është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, të Brendshme dhe institucionet e tjera. Ministria e Brendshme ka kthyer përgjigje vetëm për 21 prej tyre. Ne nuk kërkojmë informacion vetëm për punonjës të policisë së Shtetit, por dhe administratë. Por kjo bëhet për të mbuluar të vërtetën. Mospërgjigja është përgjegjësi penale, hapi i fundit është që ti drejtohemi prokurores në pengimin e hetimin e komisionit. Nuk do i drejtohemi tani prokurorisë do i kërkojmë sërish ministrisë të na japë informacion.” ka thënë Pollo.

Ndërkohë, Musa Ulqini ka thënë se, këti komisioni i duhet një projekt mbi bazën e të cilit duhet të punohet.

Na duhet një projekt mbi bazën e të cilit të punojmë. Nuk kemi pse të jemi pengesë për t’iu drejtuar ministrive për të na dhënë informacion. Për 130 emra po bëhen verifikime, nga leximi im dje më rezulton që vetëm 3 emra problematikë.” tha ai.

Pollo nga ana tjetër ka theksuar se, nga janari një numër i madh nëpunësish kanë dhënë dorëheqjen, por janë vendosur në poste të tjera.

Nga janari një numër i konsiderueshëm personash kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin. Megjithatë ata janë vendosur në poste të tjera më të ulëta ose jashtë mandatit të ligjit të dekriminalizimit.”
 
Luciano Boci nga ana tjetër ka theksuar se, kanë ardhur disa të dhëna jo të plota që nxjerrin në dritë akuzat e opozitës për persona të inkriminuar në administratë. Ka dhe raste kur kanë dhënë dorëheqjen dhe janë emëruar në poste të tjera.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare