Pollo në Berat: “Shifrat mavi të
Ramës të gjithë e dinë si shkruhen"

BERAT – Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka qënë sot në komunën Cukalat të Beratit, zonë ku është deputet, ku ka sulmuar politikën e opozitës në këtë fushatë.
“Sot Kryetari i PS-së, Edi Rama, foli për ekonominë shqiptare dhe tha se prej janarit të vitit 2011 po mbyllen 23 biznese në ditë”, - tha ai. – “Edi Rama nuk është shembulli më i mirë për të folur rreth ekonomisë. Por si deputet i qarkut Berat mund të konfirmoj se sot Berati ka 3000 biznese më shumë të regjistruar në QKR dhe që janë aktivë në qarkun tonë.

Z. Rama thotë se të ardhurat në buxhet nga TVSH-ja janë më të ulta në pesë vitet e fundit. Është për tu habitur ku i gjen këto shifra z. Rama. Vetëm në Berat realizimi i TVSH-së vetëm për muajin maj është 142% krahasuar me planin dhe 133% krahasuar me faktin e të njëjtit muaj të vitit të kaluar. Shifrat mavi të Edi Ramës të gjithë e dinë si shkruhen e thuhen!”, - përfundoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti