TIRANË - Deputeti demokrat, Genc Pollo ishte i ftuari i sotëm i emisionit Tete a Tete në A1 Report.
Pollo është duke folur përballë gazetarit Artur Nura, në lidhje me zhvillimet e fundit politike, si dhe për përgjegjësitë e humbjes së PD-së.
Sipas Pollos, përgjegjësinë për humbjen e mori ish-kryetari Sali Berisha. Ai tha se, ka nisur një proces për evidentimin e përgjegjësive të humbjes në 23 shtator dhe sipas tij, Partia Demokratike do të bëhet.
“Nga shtatori e këtej ka qenë periudha e një opozite parlamentare për të vënë në dukje gabimet e qeverisë”, deklaroi Pollo. Sipas deputetit demokrat dhe njëkohësisht ish-ministrit, Edi Rama erdhi në pushtet me populizëm. “Një pjesë e publikut u josh nga premtimet populliste të Edi Ramës dhe shoqëriar e lirë është përgjegjësi individuale dhe ti nuk mund ta ndalosh atë”.
Në studion e Tete a Tete, Pollo bëri të ditur se, në mes të këtij muaji do të hapet fushata e anëtarësimeve në PD dhe pas 6 javësh do të njihen krerët e rinj të degëve të demokratëve në Shqipëri.
“Në mes të këtij muaji fillon periudha e anëtarësimeve në PD dhe pas 6 javësh do të fillojë procesi i zgjedhjeve, që tek seksionet e deri tek konferenca e degës. Debati edhe për shkaqet e humbjes duhet të bëhet brenda partisë, jo për të prerë kokat, por për të gjetur shkaqet”, deklaroi Pollo përballë gazetariut Nura.
Pollo ka pranuar edhe gabime të bëra gjatë qeverisjes së PD-së. “Gjatë qeverisjes së PD-së, ka pasur edhe gabime, edhe persona që e nuk e meritonin vendin që kishin".
Gjithashtu Pollo ka folur edhe për mos dhënien e statusit nga ana e BE-së dhe shtyrja për në muajin qershor të këtij viti. Sipas tij, nuk mund të dalë në publik kryeministri i një vendi dhe të thotë që fajin për këtë e kanë ekstremistët në BE.
“Europa i ka pasur këto probleme që prej 60 vitesh dhe do të ketë. Europa e ka pasur ekstremizmin brenda vetes, ka pasur probleme ekonomike dhe i ka zgjidhur. Që prej samitit të Selanikut e këtej, Europa e ka hapur perspektivën e anëtarësimit dhe e dinte që Shqipëria kishte problemet e veta”, deklaroi Pollo në Tete a Tete.
Sipas tij, “ekstremizëm ka në Europë, si Bepe Grillo në Itali, në Francë ke një parti të djathtë, në gjermani nuk ka, dhe ne nuk duhet të kërkojmë me qiri gjëra që nuk ekzistojnë, për të justifikuar dështimet vetjake e ka bërë vetëm Edi Rama”.
“Europa e ka njohur Shqipërinë, si para komunizmit edhe pas komunizmit. Dhe si për të gjitha vendet e rajonit, edhe për Shqipërinë u hap perspektiva e anëtarësimit, por të dalë një kryeministër e të thotë disa herë që ekstremistët e kanë fajin për mos marrjen e statusit kjo na dëmton ne”, theksoi Pollo gjatë fjalës së tij në studion e A1 Report përballë gazetarit, Artur Nura.
Ndërkaq, Pollo ka folur edhe për aktin normativ të qeverisë për nëpunësin civil dhe sipas tij, opozita po “pret me padurim zbardhjen e vendimit të Kushtetueses për aktin normativ”. “Nuk mund ti vihet faji opozitës për mos marrjen e statusit pasi në 4 vitet e shkuara, 2 prej tyre kanë qenë bojkot e dy të tjera nuk votuan tre projektligjet. Jo-në e dhjetorit e morën pikërisht për gjërat që nisi të bënte qeveria Rama. Këto janë shenja që tregojnë që se nuk po qeverisemi sipas Europës, por sipas një mënyrë që kanë ikur me kohë”, deklaroi Pollo.
Ai e mbylli intervistën e tij, duke folur për Autoritetin e Mediave Audiovizive. Sipas tij, “po shikojmë të zgjedhim një bord të ri, pozitiv gjithëpërfshirës për ta bërë këtë këshill një institucion modern”, përfundoi intervistën e tij në emisionin Tete a Tete, deputeti i PD-së, Genc Pollo.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com