POLONI – Frontex: Në dispozicion 291 roje kufitare në Greqi dhe Itali


VARSHAVË, 20 tetor /ATSH-AFP/ - Agjencia evropiane e mbikëqyrjes së kufijve Frontex njoftoi sot se do të kishte së shpejti në dispozicion 291 roje në kufi një kontigjent të shtuar, ose më pak se gjysma e numrit të nevojshëm për menaxhimin e krizës migratore në Greqi dhe në Itali.
"Nëntëmbëdhjetë vende evropiane do të dërgojnë në Frontex 291 roje kufitare për tu dislokuar më pas në Greqi dhe në Itali. Këta nëpunës do të punojnë në "pikat e nxehta" për të ndihmuar në identifikimin dhe më pas klasifikimin e migrantëve në gjendjen e personave pa dokumenta si të paligjshëm", saktësoi agjencia në një komunikatë.
Më 2 tetor Frontex i bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së të vinin të dispozicion 775 roje kufitare shtesë për forcimin e mëtejshëm të ekipeve në Greqi dhe në Sicili.
Kreu i agjencisë, Fabrice Leggeri u shpreh optimist për vendet e BE-së se do të vijojnë me dhënien e kontributit të tyre ku objektiv kryesor mbetet rritja e numrit të personave të dislokuar në terren deri në 920 persona./
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram