Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit në Varshavë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në mbështetje të opozitës e cila ka kundërshtuar planin e qeverisë për të kufizuar numrin e medieve që do të mbulojnë procedurat parlamentare.
Vetëm 5 stacione televizive ishin përzgjedhur për të qenë pjesë në seancat parlamentare dhe kjo gjë ka shkaktuar reagimin e opozitës, të cilët më vonë kanë marrë edhe mbështetjen e njerëzve.
Sipas BBC, qindra policë të armatosur kanë rrethuar godinën e parlamentit, ku ishte duke u kryer një votim buxhetor i cili më vonë u anulua.
Reagim për protestën ka patur edhe nga figura të forcave politike në Poloni, ku kryeministri Jaroslaw Kaczynski, e ka cilësuar këtë protestë si hulganizëm.
Ndërkohë Michal Szczerba, një deputet i opozitës ka shkruar në Twitter se ishte hera e parë që shikonte policë të armatosur në godinën e parlamentit.
Nga ana tjetër aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë plan si një “kthim në praktikat e periudhës komuniste”.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com