Poloni, moti i keq bllokon vendin,
temperaturat do vazhdojnë të ulen

Poloni, moti i keq bllokon vendin,<br />temperaturat do vazhdojnë të ulen

 Polonia është duke u përballur me një situatë të vështirë për shkak të motit të keq, ku shumë fluturime janë anuluar pasi erërat kanë regjistruar një shpejtësi prej 70 km në orë dhe  pistat e aeroporteve janë mbuluar nga akulli.
 
Ndërkohë si pasojë e stuhive të forta në veri të vendit është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike dhe si pasojë 16 mijë persona kanë mbetur në errësirë.
 
Nga ana tjerët edhe shumë rrugë janë mbyllur prej aksidenteve të shumta që janë shkaktuar nga prania e akullit dhe borës.
 
Meteorologët shprehen se pritet një përkeqësim i situatës pasi temperaturat pritet që të shkojnë në -18 gradë celsius gjatë ditëve në vazhdim.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf