VARSHAVE - Presidenti amerikan Barack Obama i ka ofruar ndihmë financiare dhe mbrojtje presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke u shprehur se ai ishte zgjedhja e duhur për të udhëhequr vendin e mbërthyer nga kriza.
Në takimin e tyre të parë, që pas zgjedhjes si president të miliarderit muajin e kaluar në sfondin e përleshjeve të armatosura në Ukrainën lindore, Obama u shpreh se ishte i impresionuar nga vizioni i Poroshenkos për ta nxjerrë vendin e tij nga kriza.
“Ajo çka shprehën ukrainasit në zgjedhje ishte se ata e refuzuan dhunën dhe duan mundësinë për të vendosur për të ardhmen e tyre, u tha Obama gazetarëve pas takimit me Poroshenkon në kryeqytetin polak.
Ai tha se kishte diskutuar me Poroshenkon planet për të vendosur paqen dhe rregullin në Ukrainë, si dhe për të zvogëluar varësinë e saj për energji nga Rusia.
Duke folur pas bisedimeve, Poroshenko tha se ishte gati të paraqiste një plan për “zgjidhje paqësore të situatës në lindje” menjëherë pas betimit të tij ditën e shtunë. Ai nuk dha asnjë detaj, por së fundmi ai ka mbështetur një goditje ushtarake ndaj rebelëve.
Shtëpia e Bardhë u shpreh në një deklaratë se Obama kishte miratuar një fond shtesë prej 23 milionë dollarësh në ndihmë të sigurisë e mbrojtjes në Ukrainë që në fillim të muajit mars.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com