Poloni, paralajmërohen ndryshime
ligjore për pranimin e emigrantëve

Poloni, paralajmërohen ndryshime<br />ligjore për pranimin e emigrantëve
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Blaszczak, ka paralajmëruar se vendi do të bëjë ndryshime në ligjet për pranimin e emigrantëve dhe se së shpejti edhe aplikimet për hyrje në vendi si emigrant do të bëhen në kufi.

Blaszczak, gjatë deklaratës së tij është shprehur se për këto ndryshime që do të kryhen si shembull ka shërbyer Franca, Gjermania dhe Hungaria. Ai gjithashtu ka shtuar se qëllimi i këtyre  ndryshimeve është rritja e sigurisë dhe kontrollit të tyre.

“Objektiv parësor është siguria dhe kontrolli më i mirë i kufijve. Gjithashtu ky ligj do të lehtësojë edhe depërtimin e refugjatëve të cilët hyjnë ose që tentojnë të hyjnë ilegalisht në vend”, është shprehur ai.

Blaszczak ka theksuar se ndryshimet në rregullat e emigrimit nuk do të kenë ndikim në rastet e fëmijëve të sëmurë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski, ka deklaruar se refugjatët janë një pjesë e rëndësishme së ekonomisë së shumë vendeve evropiane dhe nuk do të ushtrohet asnjë presion për pranimin e tyre.

Gjatë vitit të kaluar në Poloni janë refuzuar 12 mijë e 300 aplikime për azil dhe vetëm 390 personave u është dhënë statusi i refugjatit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje