Pezullohet nga detyra prifti polak i cili deklaroi se ishte homoseksual. Disa ditë më parë Krzysztof Haramsa pranoi që ishte homoseksual duke thënë se bashkëjetonte me shokun e tij.

Në prag të takimit të rëndësishëm të peshkopëve nga e gjithë bota në Vatikan 43-vjeçari kritikoi ashpër Vatikanin për sjelljen ndaj homoseksualëve.

Agjencia e lajmeve "Associated Press" shkruan se ipeshkvia e Polonisë njoftoi shkarkimin nga detyra me motivacionin që rrobat e shenjta nuk mund të vishen nga ai për shkak të mënyrës së tij të jetesës.

Vetë Haramsa tha se e kupton se duhet të braktis funksionet e një prifti duke paralajmëruar se po përgatit të publikojë një libër me temë shumë të ndjeshme.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)