VARSHAVË, 22 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti polak, Bronislaw Komorowski emëroi sot qeverinë e re të Ewa Kopacz, zgjedhur për të siguruar vazhdimësinë e kabinetit të Donald Tusk, emëruar në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Mes detyrave që e presin këtë qeveri, Komorowski citoi përgatitjet e Polonisë në debatin për riforcimin e pozitave të vendit në Bashkimin Evropian me anëtarësimin në zonën euro.
Ky anëtarësim, për të cilin Varshava nuk ka vendosur një datë fikse, kërkon veçanërisht një ndryshim të Kushtetutës. Presidenti përmendi gjithashtu Kampinatin Botëror të Volejbollit të fituar nga ekipi polak në finalen kundër Brazilit.
"Ne kemi përjetuar dje një gëzim të veçantë me Kampionatin Botëror të Volejbollit fituar nga Polonia. Mendoj se ky është një mesazh i mirë (...) Dhe uroj të njëjtin sukses për qeverinë e  Kopacz dhe të gjithë ne", deklaroi ai.
Ekzekutivi i ri, anëtarët e të cilit bënë betimin gjatë një ceremonie televizive, numëron pesë ministra të rinj, përfshirë dhe atë të Punëve të Jashtme./
/ec/