Presidenti konservator polak Andrzej Duda, nënshkroi ligjin për median publike, njoftoi dje zëdhënësja e tij. Konservatorët e partisë së Jaroslaw Kaczynskit, e kishin miratuar ligjin në fund të dhjetorit 2015. “Është e rëndësishme për presidentin që media publike të jetë e paanshme, objektive dhe e besueshme”, deklaroi Malgorzata Sadurska.
Sipas saj, media publike nuk i kishte respektuar këto parime. Ligji, i kritikuar nga opozita dhe që ka ngjallur shqetësimin e BE-së, nënshtron në fakt televizionin dhe radion publike ndaj kontrollit të qeverisë konservatore polake.
/Shqiptarja.com