Poloni, presidenti refuzon ligjin
që minonte pavarsinë e gjyqësorit
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka vendosur të mos firmos ligjin mbi Gjykatën e Lartë dhe Këshillin Kombëtar, ligj i cili vinte në rrezik autonominë e gjyqsorit. Ligji tashmë do të kthehet në parlament.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka vendosur të mos firmos ligjin mbi Gjykatën e Lartë dhe Këshillin Kombëtar, ligj i cili vinte në rrezik autonominë e gjyqsorit.
Ligji tashmë do të kthehet në parlament.
Lajmi u bë me dije nga vetë kreu i shtetit gjatë një konference për mediat në Varshavë.
Duda u shpreh se nuk ishte konsultuar në mënyrë që ky ligj të aprovohej.
Një reformë e tillë në drejtësi shkaktoi pakënaqësi tek qytetarët të cilët kishin nisur protestat edhe në sheshet kryesore të vendit.
Presidenti deklaroi se ka bllokuar dy nga tre ligjet të cilat minonin autonominë e gjyqësorit.
Edhe opozita e mirëpriti këtë vendim të Duda duke thënë se ishte i drejtë.
Ligji i kaluar në parlament parashikonte që gjykatësit aktualë të gjykatës supreme, detyrohen të dalin në pension para kohe dhe gjykatës të rinj do të emërohen nga ministria e drejtësisë.
Dhoma e lartë e parlamentit e miratoi ligjin pas mesnatës, të shtunën, pas 16 orësh debat, duke ndezur protesta masive në më shumë se 100 qytete të vendit dhe një valë dënimesh nga jashtë.
Kjo lëvizje për të kontrolluar një nga të fundit institucione të pavarura të mbetura në Poloni, shkaktoi shqetësime në SHBA dhe tek Bashkimi Evropian. Që nga ardhja në pushtet, partia ligj dhe drejtësi, ka shtënë nën kontroll institucione të tjera dhe ka kufizuar liritë.
E drejta për protesta paqësore është kufizuar më shumë dhe ligjet e reja për mediat ia kanë kufizuar atyre pavarësinë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18