Autoritetet policore dyshojnë se incidenti është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Ekipet e emergjencës përjashtojnë mundësinë për viktima të tjera.
Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse, Slavomir Brands deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 24 ekipe zjarrfikëse, të cilët kërkojnë rrënojat për të mbijetuar.
Fatkeqësia ndodhi sot në ndërtesën me 18 banesa, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.
Guvernatori rajonal, Zbignieë Hoffman deklaroi se ende është herët për të konfirmuar shkaqet e shembjes, por shtoi se një nga mundësitë është shpërthimi i gazit.
Në momentin e shpërthimit të ndërtesës, gjendeshin gjithsej 40 persona.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com