VARSHAVË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Kryeministri polak, Donald Tusk i kërkoi sot "Sejim"-it, dhoma e ulët e Parlamentit, votëbesimin për shkak të krizës së shkaktuar nga skandali i përgjimeve ku është vënë në rrezik besueshmëria e qeverisë.
Tusk shpjegoi se vendimi i tij lidhet me mbledhjen evropiane që do të zhvillohet nesër në Bruksel, gjatë të cilit Varshava ka ndërmend të vazhdojë luftën për një siguri më të lartë energjitike.
"Ende nuk e dimë se kush e ka inskenuar këtë projekt, por është e qartë se është përdorur kundë interesave të shtetit polak " deklaroi Tusk.
Tusk theksoi se "ende nuk është e qartë se në ç'alfabet është zhvilluar ky skenar, por shtoi se nuk përjashtohet përfshirja e personave të lidhura me tregëtinë e gazit mes Rusisë dhe Polonisë".
Qëllimi sipas kryeministrit polak, mund të jetë ai i dobësimit të pozicionit të Polonisë në trataktivat evropiane në zhvillim për themelimin e bashkimit energjetik, po aq edhe ato të zgjedhjeve personale për detyrat në BE.
Duke iu drejtuar opinionit publik polak, kryeministri kërkoi falje për fjalët dhe sjelljet e ministrave të përgjuar, sipas publikimeve të gazetës "Wprost", në mbledhje ku kanë përdorur shprehje vulgare./
/G.S/









