Poloni, vazhdojnë protestat kundër
kufizimit të mediave në parlament

Poloni, vazhdojnë protestat kundër<br />kufizimit të mediave në parlament
Protestat kundër kufizimit të numrit të mediave brenda ambienteve të parlamentit kanë hyrë në ditën e tretë në Poloni.
 
Deputetët e opozitës bllokuan në shenjë proteste të premten punimet e parlamentit dhe vetëm pas disa orësh gjetën mbështetjen e shumë njerëzve të cilët filluan protestat duke bllokuar hyrjen e godinës së parlamentit.
 
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është takuar të dielën me udhëheqës së partisë së opozitës për të arritur një zgjidhje të kësaj krize politike e cila ka nxjerrë në rrugë e kryeqytetit të vendit mijëra protestues.
 
Sipas planit të masave të paraqitur nga qeveria, numri i mediave do të kufizohej dhe reporterëve e gazetarëve nuk do tu lejohej bërja e fotove dhe videove gjatë seancave parlamentare.
 
Kjo gjë është kundërshtuar me forcë nga opozita e cila shprehet se nëse ky plan masash aplikohet, atëherë i hapet rruga keqpërdorimit të detyrës nga anëtarët e parlamentit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023